SG – Zili e Orkidesë, 2015

ZILI E ORKIDESË
S. Guraziu, 2015

S’je Narcis por
nxite gjuhën, sythat
e shijes provokoji
deri në ekstrem,
kafsho diç plot helm,
të hidhur, pelim –
olfaksion i dhunshëm,
trajnim, çdo mëngjes
buzëve leksion
si duhet ëmbëlsuar
buzëqeshja, me
shikimet njësohu,
me pëlqimin e masës,
deri në atë masë,
sa ta humbësh
kuptimin e shijes,
ndjenjën e pëlqimit,
derisa idenë t’mos
e kesh tutje nëse vetja
t’pëlqen ty, apo…
syve përtej xhamave.

***
Orkide plastike, lule
të thonë, asgjë s’të
mungon, thjesht
më puth në faqe, huazo
diç nga imi losion,
nga “Acqua di Gio”,
me muaj të harroj,
kurrë s’ankohesh,
aktore “erëmirë” –
as “lule” as aromë,
lulja më e bukur
në dhomë.