Marie von Ebner-Eschenbach – Gjithë burrat budallenj, armiq të grave!

(sguraziu – ars poetica, korrik 2019 – pashe diku në Fb ishte postuar ky citat, dhe komentova)

nje grua inteligjente i ka me miliona armiq ‘te natyrshem’… gjithe burrat budallenj” – Marie von Ebner-Eschenbach

hm… e bukur kjo, doren ne zemer mua s’me cenon asgje citati, i bindur jam s’me “prek” mua, por me lejoni te komentoj pakez : )
me sa e kuptoj une citatin, baronesha austriake s’ka “gabuar” gjë, ajo ka folur qarte nga pozita e vet, jo se eshte ndjere fatkeqe… pasi s’ishte aspak fatkeqe, ishte madje baroneshe : ) ajo i ka akuzuar (i ka specifikuar) vetem burrat budallenj, jo dhe mençuraket, zakonisht te paret jane “shumice”, kuptohet prape jo aso shumice deri ne buze te “absolutizmit”… por s’mund te mohohet, ka sa te duash burrash budallenj, baronesha sikur aludonte që pjesa derrmuese e tyre jane budallenj dhe femrat “fatkeqe” fati i lidh pikerisht me ta – kete donte te thoshte ajo, tjeter eshte fakti qe s’ka burre te kesaj bote i cili te ndjehet “budalla” hehh : )

dihet se baronesha ishte nje shkrimtare që e portretizoi jetën e te dyja shtresave shoqerore, të të varfërve dhe jeten e aristokratëve, gjatë gjithë jetës qe marre me letersine si pasion i kulluar, meqë baroneshë… ajo kurrë s’ka shkruar dic për arsye monetare (keshtu thone biografet por mund ta marrim dhe vete me mend, s’ishte ngusht per para, baroneshe hesapi : ) e njohur per shkrimet e psikologjisjet e saj, Universiteti i Vjenës ia pati ndare madje dhe graden “doktor filozofie”, Honoris Causa… rishtas e qarte, te tilla mirenjohjesh akademike nuk ndahen kot, apo jo…

gjithsesi ka dhe qasje tjera, ashtu sa per vete… kam pothuaj 20 vjet duke e “studiuar” nder te tjera dhe feminizmin, pasi eshte dic qe spontanisht sikur i bie kryq e terthuer “gjitckaje” te jetes sone, disa gjerave t’u shmangesh eshte thjesht e pamundur, nuk shperfillen as injorohen dot, sidoqofte rishtas eshte e pamundur të sqarohesh nese t’mos i kesh me qindra faqe, nje liber vellimor per feminizmin si fenomen, duhet patur parasysh gjithe shek. XX, dhe dekadat e XXI, anyway… ç’desha te them, ka dhe qasje tjera, ka dhe nje lloj “lajthitjeje, joracionaliteti” qe bie ndesh me intelektualizmat e mirefillte – citati i baroneshes austriake e ka vertetesine e vet, qendron sepse ka sa te duash budallenj : ) mirëpo një lloj keqkuptimi, një lloj zgenjimi si “klithmash” dëshpërimtare, gjoja feministike mund te hetohet ne aq shume “citate”, ndoshta me mijera e mijera sosh, ne aq shume artikuj… ka panumer artikuj, literature te paskajshme rreth “feminizmit”, panumer libra e artikuj akademike, e sidomos me zhvillimet internetike i ashtuquajturi “cyber-feminizmi” eshte fenomen jashtezakonisht masiv, pothuaj i pakaperthyeshem, masiv sa vete cyber-mjegullnaja, s’ngelen tutje mbrapa as lloj-lloj “feminizmash”, si psh. “feminizmi liberal“, pastaj “lesbo-feminizmi” (anise… e madhja, e paarritshmja Safo ishte aq e pafajshme 🙂 “post-feminizmi“, “feminizmi amvisnor (shtepiak)” (psh. ka panumer TV-seri amerikane e evropiane, me qindra e qindra… qe vertiten rreth kesaj forme “feministike”), pastaj “çoko-feminizmi” (sic une nganjehere me shaka e quaj feminizmin e zezakeve, femrat e ngrata zezake i “kap” nje aso shpate feministike me 2 tehurina, edhe femer edhe zezake… bobo imagjino, vete tragjedia), pastaj “eko-feminizmi“, “style-feminizmi” (ose “fashion-izmi, feminizmi i modes dhe i stileve), “feminizmi anarkik“, “feminizmi letraristik-artistik” (ketu imagjino me mijera e mijera tituj librash e botimesh, bie fjala une vete kam perkthyer me dhjetra poezi te poeteve feministe, si psh. te Mina Loy, Erica Jong – kjo e fundit njihet si vete “fitili” i Vales se 2-të te Feminizmit, jo vetem amerikan, etj etj dhe majft poete te tjera ), sidoqofte lista sikur s’do mbaronte kurre…

per ta shkurtuar, per disa keqkuptimesh e joracionalizmash une gjithmone e perdor nje lloj shakaje, absolutisht pa te keq:
armiqesia” e burrave dhe e macho-shovinizmit te tyre ndaj inteligjences “feministike” ne fakt dhe mund te “deshmohet” me shembullin e Nobelit (s’eshte sekret, vete akademia suedeze i mban dhe i publikon statistikat), që nga viti 1901 femrat e kane fituar Nobelin rreth 50 here, meshkujt rreth 850 here, dallim teper i madh sepse krejt me hile, më qarte sesa ne rastin e Nobelit askund nuk shpaloset hilja, diskriminimi gjinor, shovinizmi, egotizmi mashkullor etj etj : )

[ ngjitur: Karl von Blaas (1815-1894) – Portret i Marie von Ebner-Eschenbach ]