SG – Puthadori Fisnik (II), 2012

PUTHADOR FISNIK (II)
S. Guraziu, 2012

Një puthje “osculum”
s’është puthje e tokës
prej Papës, me rastin
e vizitës në Hënë,
puthjet s’janë puçje
buzësh sa për sy e faqe,
baiser Lamourette,
pajtim “politik” i palëve,
ngjitje buzësh mbi
duar të kardinalëve,
mbi shkëlqim unazash
të prelatëve – por
s’janë fals të gjitha
puthjet…
e puthadorëve, puthjet
e vërteta janë aso
“basium”, të zjarrta,
përvëlojnë, njësoj
siç puth dielli… të
“skuqin” prush, janë
shumë më shumë,
falur nga buzët e vetë
zemrës, puthje “savium”.

[ fotoja: puthadori Diego Maradona dhe futbollisti Ronaldinho : ) ]