SG – Izohipset e Dhimbjes, 2014

IZOHIPSET E DHIMBJES
S. Guraziu, 2014

Endu relievit të dhimbjes,
pikëzoje çdo lartësi,
si pikë (mbishpirtërore),
lidhi horizontalet prej vijash
imagjinare, dhe voila…
do i kesh izohipset, pastaj
luginave ngjyrosi hijet gri,
pakëz më errët thellësitë,
të tjerat lëri në dritë, luaj
me nuancat e çelura,
s’duhet dhe aq saktësi,
aty-këtu improvizo, si
gjeografët e Aleksandrit,
si dikur kartografët e Cezarit…
me pafundësinë
e “saktë” të perandorisë.