SG – Filiz Dëshirash, 2008

FILIZ DËSHIRASH
S. Guraziu, 2008

Hëna si mokër
e bardhë në qiell,
ngrohur nga dielli
mizogamik, njolla
e zbehtë është goja
e diskut, krateri
qendror ku struken
dëshirat, ëndrrat
e gjithë planetit,
thuase pret
zgjimin e floriadës
së mëngjesit –
tutje Venera pulitet,
në qepallat e saj
xixëllon gjithë yllësia,
prushi yjor
shkundulloset,
flokënaja gërshetohet,
dritëvarat si argjend
derdhen në sakura,
i endin një milion
ëndrra, të gjitha
për mua, të zgjedh
symbyllur… filiz
i ndrojtur dëshirash.

[ ngjitur: Hëna drapërore, dhe tutje Venera… shihen së bashku në qiell ]