Muzika, dopamina, lotët dhe euforia e fansave

(sguraziu – ars poetica, sh 2020)

…se muzika na ofron kënaqësi, se është stimulans, se është diç e fuqishme për psikologjikat tona… etj. etj., të qarta këso, por kurrë s’e kam ditur a kuptuar mirëfilli pse fansat qajnë, disa fansa bëhen madje histerikë nëpër koncertet, ose tekefundit tepër euforikë (psh. siç bënin dikur çupat e çuperlinat e M. Jackson), e qartë se individin e inkurajojnë masat (si qenie sociale që është, diç ndodhë nëpër grumbullimet masive), qoftë në stadium duke i përcjellur eventet sportive (bie fjala e ç’faj na paskan tifozët e flaktë 🙂 ) qoftë në tubimet për politikat, qoftë nëpër koncertet e muzikave etj, tifozët e fansat dalldisen në delirin e përhumbjes sepse mbase “shkëmbehen” emocionet e përbashkëta – gjithsesi, shkencërisht askush s’e paska idenë mirëfilli, s’paska studime të mjaftueshme në këtë drejtim, euforia e fansave qenka “misterioze” dhe për psikologët, në një artikull studimor të v. 2011 lexova si vijon:

“…muzika, një stimul abstrakt, mund të zgjojë ndjenja euforie dhe të mallëngjimit… kënaqësia intensive gjatë dëgjimit të muzikës mund të çojë në çlirimin e dopaminës në sistemin striatal… [ Lirimi i dopaminës në mënyrë anatomike… – V. Salimpoor, M. Benovoy, K. Larcher, A. Dagher, R. Zatorre – Medicine, Psychology – Nature Neuroscience, 2011 ]

[ video ngjitur: Michael Jackson – “You Are Not Alone”, 1997 (Live, Germany) ]

…Michael Jackson do bëhej i famshëm ndërkombëtarisht me këngen “Billie Jean” (publikuar në kuadër të albumit “Thriller”, 1982, dhe falë kësaj kënge “Thriller” do t’bëhej albumi më i shitur i të gjitha kohërave), hiti “Billie Jean” do t’i rrëzonte barrierat raciale-muzikore si një hit-tanks i pandalshëm, kuptohet atëbotë s’kishte as “Youtube” as Internet, video-klipi i këngës do ta “thyente” pengesën racore të kanalit MTV, do ishte videoja e parë e një këngëtari zezak që të transmetohej rregullisht, deri atëherë drejtuesit e MTV konsideronin se muzika e zezakëve s’ishte “aso për t’i lëkundur zemrat”, pra me transmetimin e këngës së tij pati ndodhur diç si proces “simbiotik”, reciprokisht edhe Jackson edhe MTV patën përfituar, klipi i këngës “Billie Jean” konsiderohet si video që e solli MTV në vëmendjen e botës, si kanal akoma s’ishte aq i popullarizuar botërisht…

…yjet e muzikes shpesh kanë “probleme” me vajzat, Jackson në këngën “Billie Jean” na thotë:
vajza (me emrin Billie Jean) ishte më shumë si mbretëreshë e bukurisë nga ndonjë skenë filmash, ama dhe “gënjeshtare”, insistonte se unë isha ai i vërteti, paçka se fëmija i saj s’ishte i imi, një dikush para meje e paskësh mashtruar : )

Michael Jackson – “Billie Jean”, 1982