Banka e Shtetit Shqiptar, 1976 – 5 Lekë

(artikull muzeal, blerë në v. 2006 nga “The British Museum”, nr. ser. ID 519648)

artikull muzeal, blerë në v. 2006 nga “The British Museum”

“ligja dënon fallsifikatorët…” – e qartë, shteti gjithmonë me ato ligjet e veta t’rrepta, ama sikur po thosha mëvete:
aq të thjeshta banknotat e atëhershme, vallë as vulash biometrike, as xingla-siguresa, as trakash laserike, as shirita… asgjë, eh t’na kishte atëbotë sëpaku Photoshop, për fat të keq s’kishte, dihet që teknologjikat ende n’pelena, gjithçka low tech, asgjë high tech – anise, dorën n’zemër, aty-këtu dhe kishte ca përjashtimesh ilegale, psh. ato “antenat” improvizore për “huazimin” e TV-valëve italiane, jugosllave, greke etj., i huazonin vlonjatët po aq sa dhe shkodranët, ndoshta e tashmja moderne “antenat” i bën të duken asgjë, por në fakt improvizimi i kohës ishte mrekullia vetë, sëpaku fundjavat kurrë s’kalonin pa Celentanot, pa Adrianot e keso, laicizmi i së tashmes na shtyn të pandehim se gjithmonë e lehtë me tekno-huazimet… mbase dhe s’kemi faj, sepse tani vërtet aq e lehtë të kopjosh e të imitosh, që nga “pragu i ndryshimeve demokratike” dhe ende na ndjek përshtypja sikur TV-të shqiptare kopje të përtejdetit, programaturash të Internetit, “duplikacione” të licensuara italiane, sikur na është krijuar një Albanania Hatibiane… tyrli-lloj banane, mexhlise e mejdane, herë zverdhur e herë pjekur, herë kalbur e herë djegur, me të djathtë e me të majtë, me antenë e me saç, nga Sazani e deri n’Dajt… me Top Channel-a e me TV-Klan-a, me dyqane e me hamama… i përcjellin të njëjtat valë, sepse kap njërin hedh mbi tjetrin, të gjithë njësoj, fallsifikatorë e kopjacë të pandreqshëm – meqë ra fjala, ja pse duhet theksuar që dikur s’ishte e lehtë, asfare e lehtë, ne fakt kurrë s’ka qenë më e lehtë se SOT të kopjosh, imagjino sa dëm patën vajtur mendjet kreative të kohës, sa e sa filiza idesh, sa e sa fitilash të djegur, sa energjia qe shterur, sa mendjendritur të tretur, sa e sa shtambash me lot, sa e sa llambash kot, pa sjellur gjë në dritë, as banknota as metelik… natyrisht, dhe as 1 kulaç origjinal mediatik 🙂
(sguraziu – shtator 2020)