Kërkohen përspektiva më të “lartësuara” politike

(sguraziu – ars poetica, sh 2020)

(…çdo mëngjes analistët pijnë kafe pranë dritares së ISS, apo nëse në orbitë s’ka vend për gjithë mendjet gjeniale të politikës, atëherë si ato dronet e spiunazhit… mendjen herë mbi Iran herë n’Afganistan, herë n’Pacifik herë n’Adriatik…)

…sot lajme “amerikane” thoshin se, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, Trump do ta përdor forcën për t’ngelur në pushtet – hm, kristal e qartë, duhet t’jetë i tmerrshëm ky Trump-i, ja pse jam fort i lumtur që do vdes pa e takuar, i lumtur që rrugët tona s’do kryqëzohen kurrë : )
…për t’i kuptuar analistët e politikave, e sidomos për t’kuptuar sa të “koklavitura” janë disa gjëra të gjallimit, aty-këtu ndoshta ia vlen t’shtiremi si “pëllumbash filozofikë”, tekefundit ashtu bëjnë filozofët, poetët… ata i qepin mendjes flatra dhe sikur “shkëputen” nga tokësorja, rrinë pezull mbi stratosferë, si kozmonautët e ESA a të NASA atje në “space station”, çdo mëngjes analistët pijnë kafe pranë dritares së ISS, njësoj siç dhe në studiot e CNN a BBC, apo nëse në orbitë s’ka vend për gjithë mendjet gjeniale të politikës, atëherë si ato dronet e spiunazhit… mendjen herë mbi Iran herë n’Afganistan, herë n’Pacifik herë n’Adriatik, sepse mëtojnë t’kenë tjerash qasje, përspektiva më të lartësuara, provojnë ta shohin njerëzoren dhe njerëzimin nga lloj-lloj “përspektivash”…

***
…shpesh thuhet se jeta është një “rrugëtim”, gjoja jemi nisur nga një pikë A (kohore) për t’arritur në pikën B – në rregull… mbase ka diç në këtë mençuri (sëpaku thënia ngërthen diç metaforike, diç filozofike), dmth. thënia vetiu aludon dhe “ndërthurjen”, meqe koha e hapësira s’janë 2 dimensione veç e veç, por 1 dimension i vetëm (kjo sipas Ajnshtajnit, teoria e tij e pati bindur botën për “space-time”), pra… gjatë rrugëtimit secili frymor ndodhet në një shteg të caktuar, në një “trakë” të caktuar, intervali jetësor (kohor) është rrugëtim i parallogaritur (qoftë nga dikush, psh. nga Zoti, apo qoftë…), ca trakash “kryqëzohen”, ca shtigje tjera paralelizohen, takojmë lloj-lloj shpirtrash, shkëmbejmë buzëqeshje, biseda, interesa, keqkuptime, mirëkuptime, me ndokend na pëlqen aq fort “muhabeti”… aq sa dualizohemi, udhëtojmë tutje së bashku (qoftë përkohësisht, qoftë përgjithmonë), me shumë të tjerë thjesht duhet të anashkalohemi, gjithsesi, si duket është e paracaktuar që shumicën e shpirtrave t’mos i takojmë kurrë, kjo “shumicë” është aq e madhe sa e gjithë bota, psh. thonë se ka rreth 3 miliardë shpirtra kinezë e pakistanezë, hm ndoshta, iu besoj statistikave ama unë për vete s’i kam takuar – dhe pra… asgjë, rrugëtimi vazhdon, merremi me frymimin, me grumbullimin e plaçkave, me hedonistikat, me muzikat, me politikat, me artistikat, me shkencat, me luftrat, me gjithçka, madje dhe me lajmet per Trump, me thashethemet e me asgjëtë e kësaj bote…

[ ngjitur: nëse jeta është “rrugëtim”, atëherë ja dëshmia e kompleksitetit të gjallimit, një lloj dëshmie e asfaltizuar, anise për fat të keq, Trump nuk i beson teorisë së “rrugëtimit” : ) ]