“Analogjia” shakalogjike e shqiptareve!

(sguraziu – ap, korrik 2019 – pak humor, packa se ujdisur me fakte mjaft serioze : )

…nganjëherë them diversiteti dhe laryshia e trojeve etnike shqiptare është vërtet marramendëse, në të gjitha rrafshet e mundshme të jetës dhe të ekzistencës, bie fjala dialektet e nën-dialektet kosovare e patën trullosur albanologun Elsie, kam përshtypjen do i ketë ardhur në majë të hundes, assesi ta hidhte në “kartë” dialekto-grafinë kosovare…

…ndonjëherë tjetër thuase gjithçka e laryshisë “shkrihet” e bëhet një masë uniforme, sikur gjithçka e përqafon njëtrajtësinë, sikur s’ka asnjë dallim… andaj ngatërrohem, them kap të parët hedh mbi të tjerët, dhe anasjelltas, rrotulloje kah të duash shqiptarët janë shqiptarë, njëjtë kosovarët, njëjtë shqiptarët, asfare dallim, të gjithë “oportunistë”, të gjithë të për7shëm 100%, optima-forma aty për aty, ndoshta as vetë pinguinët s’kanë aftësi më të mira adaptuese atje ndër akullnajat e mbijetesës…

…siç e dimë, shqiptarët kishin zotësi të “shtiren” madje dhe si turq, Skënderbeu qe penduar por jo të gjithëve u shkonte mendja për “pendesa”, sa e sa ushtarakë, sa e sa administratorë të shtetit thjesht shtireshin “turq”, në fund ndonjëri prej tyre dhe ia bënte “maaac” hallvasë turke, kthehej në atdhe dhe sakaq ta shpallte Pavaresinë, mirëpo pavarësia shpallet 1 herë, jo të gjithë kishin të tilla shanse historike si Skënderbeu e si Qemali, të tjerëve u duhej të vazhdonin me “oportunizmat”, t’i kthenin velat e fluturat kahdo që frynte era e historisë : )

…apo nëse “otomanizmat” tashmë duken larg në kohë, gjithçka mund të ilustrohet me shembuj sadopak më të freskët, padyshim e mbani mend, në Kosovë psh. të gjithë 99.97% ishin “titistë”, pastaj sa hap e mbyll sytë e gjithë Kosova u konvertuan në “demokratë”, në “gando-kratë” të Rugovës, gandizëm 100% paqësor – në Shqipëri të gjithë “enveriste”, “maoistë” e xhaxhikuqër, si vetë yjet e Stalinit… pastaj sakaq filluan tutje t’na shtiren gjoja “trendafila” të sociales, “ramofila”, gjoja “kaltroshë” të demokracisë pa pa pa : )