Ngela duke uruar per publikimet e botes!

[ Senad Guraziu commented – Jul 7, 2019 ]

Urime… Berat ! (ngela duke uruar per publikimet e botes… ndersa vete “lule” : )

gjithsesi… ashtu si kureshti gjithmone kam dashur te te pyes, pse pikerisht “armagedon“, pse ke zgjedhur te quhet gjithcka “armagedon”, psh. shtepia botuese, e edhe ti vete (si emer pene… a pseudonim letraristik, nese s’gabohem)?!
thjesht kureshtar (natyrisht, meqe e ke zgjedhur vete, padyshim ti per vete e di mire PSE, dihet kjo, mundesia e zgjedhjes eshte dic si mbreteresha e kenaqesise, eshte pakashume njesoj si kur i zgjedhim bakllavat ne vend te tullumbave, dhe askush s’na perzihet, no way… zgjedhja eshte e drejta jone, nje lloj absolutizmi legjitim : )

mirëpo te tjeret ndoshta thjesht te hamendesojne, pasi kjo fjale eshte skajshmerisht “hamendesore”… sinqerisht, pothuaj askush s’e di sakte, nese lihen anash “hesapet hollivudeske” e fantazite, fjala “armagedon” vete vjen nga hebraishtja (ashtu quhet nje mal… Megido), lidhet kryekeput me “Luften e Ditës së Madhe të Zotit”… një lloj “D-Day i Fuqise Hyjnore, ose Perendise”, prape ne thelbesoren e vet sikur ngelet fjale e “1001 spekulimeve dhe interpretimeve”, pasi ka te beje me “luftrat deistike”, me religjionet e me supremacine hyjnore, me interpretimet e ndryshme biblike, me apokaliptikat, me hebraizmin, kristianizmin, me shkaterrimin total, me perzierjen e Zotit ne luften shkterrimtare te njerezimit etj etj panumer etj
shkurt, vërtet do doja të pse pikërisht ke zgjedhur “armagedon” ! jam mjaft kureshtar : )