Shkurte Fejza, emblema artistike e ShKA “Afërdita”!

(sguraziu – ap, qershor 2019)

(kështu paskam shkruar 3 vite më parë, Qershor 2016, dhe tani rishtas m’u kujtua “oooo mirë se na erdhe”, fillimi i vetë fillimit : )

– Pak fjalë për fillimet… adaptuar nga S. Guraziu, bazuar në të dhënat biografike për Shkurte Fejzën, me autor Afrim H.)
Shkurte Fejza u lind në v.1961, në Mushtisht të Therandës, Kosovë. Për zërin e saj dhe këngëtimin e ëmbël u dallua që në bankat e fillores. Në vitin 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren, shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”. Shkrimin e parë për të e ka bërë atdhetari dhe poeti Jusuf Gërvalla në “Rilindja”, 1975.
Po këtë vit themelohet Shoqëria Kulturore Artistike (ShKA) “Afërdita” në Mushtisht. Shoqëria “Afërdita” për një kohë të shkurtër u bë reflektuese dhe përcjellëse e muzikës së mirëfilltë burimore-folkloristike dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurte Fejza, me plotkuptimin e fjalës, ishte “emblema” e saj.
Në vitin 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Kënga “Erdha nga qyteti në fshat” i takon kësaj nisme të xhirimeve… dhe, së bashku me “Moj syzeza”, pastaj “Mic Sokoli” etj. ishin ndër meloditë burimore më të popullarizuara të asaj kohe…

Erdha nga qyteti në fshat” – TVP 1979

Shkurte Fejza & Syhrete Behluli – Mori cucë t’kamë pa n’brigade

…mrekullia vetë, Youtube m’i hodhi dhe “cucat e brigadës” dhe disa këngë tjera të fillimeve, në këtë këtë këngë Shkurtja atëbotë thoshte “mos ke gajle ti o djalë oooeeooo, zemrën ta kam fajalunoooo” (fajalun : )

https://www.youtube.com/watch?v=0X1eoq_5Xhk

Shkurte Fejza – Moj syzeza vetullhollë

ja dhe “syzeza vetullhollë, me draprin n’dorë…” – Shkurtja e uronte syzezën, cucën dibrane, lulen e bjeshkës… duke i thënë “drita të nxaftë n’ara tuj korrë… ” – booo imagjino, dmth gjithë natën me drapër arave t’katundit, çfarë urimi ky, urim i thënçin : )

https://www.youtube.com/watch?v=o2Q7V_dSaj8