Presidenti s’i toleron as mizat në Shtëpinë e Bardhë : )

Nobelisti i Paqes, pacifisti… nuk i toleron as mizat në Shtëpinë e Bardhë – ish-Presidenti Obama… duke e ndjekur një mizë për ta “vrarë” : )
derisa ndihmësit qeshin, Presidenti e qëllon një mizë që e kishte cenuar integritetin “hapësinor” (apo pushtuar hapësirën e tij) në Zyrën Ovale.” – Pete Souza, 6 Maj 2014, fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë

***

Obama – Afro 2 milionë foto të jetës presidenciale!
(sguraziu – ars poetica, tetor 2019)

…jo shumkush e di por ish-Presidenti Barack Obama padyshim e mban rekordin sa u përket fotove gjatë karrierës presidenciale, se mos vetëm 1 rekord… fakti tjetër padyshim duhet t’jetë rekord po ashtu; asnjë President në historinë e presidentëve të ShBA s’ka hedhur më shumë foto në Internet (sesa Obama) – fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë (fotografi i Pr. Obama) Pete Souza ishte i ngarkuar me foto-dokumentimin e çdo gjëje të “jetës presidenciale”, dhe ai i ka bërë jo më pak por afro 2 milionë foto të Presidentit, imagjino… 2 milionë foto, aq shumë sosh janë aso “ideale” për eksperimente dhe testime të teknikave fotomanipulative (siç dihet, fotomanipulacioni është një lloj arti në vete, apo jo 🙂