Gazetat internetike kanë përparuar shumë!

(sguraziu, shtator 2018)

…desh na kënaqën dhe këto gazetat shqiptare, gazetat internetike kanë përparuar shumë, sot kemi lloj-lloj dioramash e panoramash, lexon njeriu diç si lajm “pompoz” të politikës, ngryset e pikëllohet… dhe hoop aty për aty të shfaqet ngushëllimi në formën e titujve :
zhvishet gruaja e filanit… shikoni çfarë thote burri“, ose “filan aktorja ia ka parë sherrin zhveshjes…”, ose “pa shikoni si e ka paguar Nora fustanin e kuq…”, ose “banane…sa më shumë banane“, ose “mos u zhvishni… me stomakun bosh” etj etj

ec e mos buzëqesh, sinqerisht unë e harrova fare lajmin e keq që sapo pata lexuar të politikës : )