Shqipëria ende me “mexhlisesh mediatike”, me opinionesh “klan”-okratike!

[ Facebook – Senad Guraziu commented on Agron Tufa’s post – Sep 24, 2018 ]

…flm dhe ty Agron për mirëkuptimin, për mua secili koment qebesa ishte diç si “dhimbje”, si keqardhje, dhe gjithmonë ndonjë koment aty-këtu është diç si solidarizim shpirtëror me “poetin”, është dic si keqardhje kur të shoh se duhet të ballafaqohesh me lloj-lloj ultësirash e turbullirash, kur të shoh tek tendosesh e rrotullohesh ndër lloj-lloj kthetrash të tundimit… sikur ndiej frikë se askush s’mund të shtyhet me “criminal minds”, me forcat e “grykësisë politike e të nëntokës”, se në një mënyrë a tjeter, herët a më vonë të pllakosë plogështia dhe të “korruptojnë”, uroj të qetësohen ujërat e ta kesh qetësinë që e meriton si POET në radhë të parë, e si familjar, si baba e prind, e si njeri që i mbron kauzat “bazike” dhe bazamentin moral të popullit të vet (ashtu-kështu siç e bën me gjuhën “shpirtërore” akëcili poet i kësaj bote) – pasi po bëhen sa e sa dekada të shoqërisë shqiptare me të tilla vërdalljesh e kalamendjesh të arsyes, imagjino o Agron… më gjatë s’pati zgjatur as vetë zezona, 3-4 dekada ishte dhe “hambari” ideologjik i diktaturës, qe shterosur e mykosur, asnjë kokërr s’pati ngelur, e pati kapluar mjerimi e merimangat por ama i mbushur plot minj e mjeranë të “psiko-traumatizuar”, sa e sa keq qe katandisur e gjithë shoqëria madje deri në buzë të greminës së anarkisë e të kaosit socio-politik, tani mos vallë duhet rishtas 3-4 dekada për ta gjetur vetveten nëpër mjegullnajen e gjoja periudhës “transitive”? !

2 dekada veç kaluan o Agron, edhe pak e ndoshta do bëhen 3 sosh, në vend që të zgjatnin gjërat (bie fjala sipas parapritjes normale) 10 vite, zhvillimet shqiptare stërzgjaten 20 vite, në vend të 20 viteve zgjaten 40, dhe plus mezi e tërheqin bishtin e turpit nga pas, në vend që të mbaroheshin disa autostrada e të “lidheshin venat” ekonomike të vendit, për dy dekada punë e zhvillim mezi u mbarua një “magjistrale e denjë” (urat në Veri ende janë “gjysma”, dy-trakëshe) dhe atë me miliarda borxh të kasës së shtetit, në vend që të djersiteshin muskujt e të ndërtohej Shqipëria e prapangelur për 5 dekada (dmth. pa na patur kush faj, me vetë fajin tonë) Shqipëria ende vazhdon me “mexhlisesh mediatike”, me opinionesh “klan”-okratike, meqë oligarkëve iu konvenon që TV-debatet e mediat të ngulfaten nga “opinionet”, afërmendsh që ata i kanë frikë “faktet”, dhe pasi neo-oligarket grumbulluan fuqi marramendëse brenda 1 dekade të vetme, për fat të keq të gjitha TV-të shqiptare janë të “shitura”, gjithandej defilojnë kleptomaniakët dhe kleptokracitë e turpit në surrat të Evropës, dhe ju pandehni se nuk shihen, se evropianët “hanë kashtë”, askush nuk shihka ç’ndodhë në Shqipëri, andaj më vjen si dhimbje e keqardhje o vëlla, sa e sa energji kishin patur mjeranët e dekadencës ballkanike… o zot o zot, uroj të qetësohen hesapet, uroj të të lënë të qetë, TY e gjithë klasën intelektuale të ndershme, uroj sëpaku ta gjeni qetësinë…

vallë si mund të pandehin kleptokratët se Evropa (dhe mbarë bota) na “qenkan të verbër”, njësoj siç pandehnin xhaxhikuqët e ngratë, se evropianet s’ditkan gjë sa të vërteta janë “raportet dhe lajmet e Xhaxhit për dhitë e për kakërdhitë e kooperatives së Llakatundit”, mos vallë kleptokratet e së sotmes pandehin se askush s’ditka gjë, ore nga sateliti me lupash kuantike janë duke ju “përcjellur” aty në dhomën e gjumit, nëse pandehni se Evropa s’di gjë sa “lugë në kroshne” i kanë kleptomanët e post-diktaturave gaboheni rëndë…

ama e keqja që duke e pësuar POPULLI i ngratë, sepse quhet “demokraci”, sepse ju takon t’i rrotulloni “4 vitshet” e besimit e të votës, e merrni n’qafë popullin e shoqërinë tuaj o mjeranë duke e zvarritur e zhvatur me dekada, ju dhe Banken Kombëtare ia dolët ta vidhni ore, dhe pandehni se Evropa s’ditka që kleptokracitë janë post-derivate të lidhura me diktaturat, me oligarkitë, e me formash autokratike, nepotike të mjerimit, evropianët dhe bota mbarë na qenkan naivë, nuk ditkan që kleptokratët angazhohen në pastrimin e parave, në kamuflazhin e bizneseve dhe të audit-raporteve, në jotransparencën e “akordeve” afariste etj. për ta mjegulluar origjinën e korruptuar të pasurisë (suaj) dhe për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e rivalërisë politike të brendshme, evropianët dhe bota mbarë s’ditkan që trëndafilkuqët i kanë zët fluturat kaltroshe, evropianët qenkan të tromaksur, s’ditkan që të majtet i kanë zët rivalët grabitqarë e kleptokratët e së djathtës, dhe anasjelltas – ose, evropianët s’ditkan që kleptomanët e “dinastisë hashimiste” kosovare pezmatohen bie fjala nga ato çykat këmbëngulëse të “vetëvendosjes”, dhe anasjelltas etj etj. etj 1 milion etj

ajme, o vëlla uroj të qetësohen ujërat, uroj t’mos të ngjesin “etiketa anti-semitike”, “anti-komuniste”, “anti-kapitaliste” o ku di unë çfarë, uroj që shqiptarët e shek. XXI, pas aq shumë vuajtjesh e prapangeljesh të mos merren me “rrënimin e personaliteteve” të poetëve, të intelektualve, të shkrimtarëve… të askujt në fakt, sepse parë nga jashtë, me “diellin e sinqertë” të së jashtmes, shihen o vëlla si mjerim : (