Rama narcizistik… ajme, si është e mundur!

(…politikanët janë të “vetëdijshëm” se janë gënjeshtarë, e qartë kjo, e gjithë bota e di këtë, por kamuflazhet e tyre dhe psiko-maskat që përdorin janë të ndryshme – sipas Fatos Lubonja, Kryeministri Rama është një narcizistik i paparë – cilësimin e z. Lubonja do e përforcoja duke thënë që Rama është “kameleoni më i njohur narcizistik i Ballkanit 🙂

***
|…të tjerët kur ballafaqohen me të vërteta evidente, në përgjithësi ruajnë gjakftohtësinë dhe përpiqen të përdorin një gjuhë të drunjtë me slogane të përgjithshme për ta kaluar situatën, pasi janë të vetëdijshëm se po gënjejnë, ndërsa Kryeministri Rama nervozohet në kulm, sikur po i bëhet një shpifje e padrejtësi e madhe dhe shpërthen në sulme kundër gazetarëve duke i fyer, denigruar, duke u thënë “nuk të njoh”, “je injorant”, “po flet broçkulla” etj.
Ky lloj reagimi bën pjesë në mekanizmat psikikë të vetëmbrojtjes së njerëzve që vuajnë nga çrregullime narcizistike të personalitetit, siç është edhe Kryeministri ynë…|
[ Fatos Lubonja – “Shqipëria false dhe Shqipëria e vërtete e Edi Ramës”, 18.02.2020 ]