Gaga-Gigerina Alienike dhe “Chromatica”

sguraziu – ars poetica, m 2020 – pak fjalë… diç si koment

…pop-këngëtarja amerikane, e famshme tashmë botërisht, Lady Gaga rishtas ka vendosur t’i gëzojë fansat e vet me stilistikat e me muzikat, albumi i saj fringo do jetë në treg sëshpejti (mbase në Prill, nëse s’harrova… sa i përket dates), madje në Korrik do jenë Parisi dhe Londra në agjendën fatlume të Gaga-koncertiades (me këtë detaj s’mund të krenohet bie fjala Moska, as Berlini : )
…sidoqoftë, albumi i ri përmban 16 këngë, përfshirë dhe single-këngën “stupid love” – no comment… të gjithë e dimë ç’do t’thotë “stupid” apo jo, s’dua të komentoj tani për “kupidonin budalla”, për amorin e pikëlluar e të turpëruar, me shigjetat përtokë sepse s’e ka symprehtësinë e robin hudit për t’i qëlluar zemrat në shenjë, na ishte se ç’na ishte, dikur kupidoni padyshim do ketë qenë shigjetar më i zoti, tekefundit uroj t’mos jetë e kundërta, uroj që “robin hudi” t’mos jete thjesht një mit, përrallë e ujdisur nga hajdutët e pyjeve sherwood-iane për t’i shmangur taksat e royal-izmit…

…s’desha të komentoj për kualitetin artistiko-poetik të këngëve, no way… s’kam as “kompetencat” e duhura, thjesht desha ta dëshmoj “alienizmin” vizual të makinerisë artistike (prapa gaga-industrisë muzikale), e qartë se “logoja” (e stampuar gjoja dhe në lëkurën e Gaga) është influencë e gigeriane, është thjesht “Alien-i” me bisht i Giger-it, amerikanët s’munden pa gigerizmin – Giger ishte një artist zviceran, dikur pjesëtar i ekipit të efekteve speciale për filmin e Ridley Scott, “Alien”, 1980 – atëbotë Giger për “origjinalitetin alienik” qe nderuar me Oscar, të cilin origjinalitet industria e Hollivudit ka tashmë 4-5 dekada duke e eksploatuar, që nga atëherë janë prodhuar radhazi ndoshta dhjetra filma “gigerian”, o të animuar o të hollivudizuar (dmth. me shtrenjtësi e me efekte marramendëse), them se gigerizmi mund të konsiderohet si “filozofi” e edhe industri artistike në vete, i ngërthen të gjitha njëkohësisht, e sidomos amerikanizmi i filmave dhe gigerizmi janë të pandashme për dekada, s’jam duke ekzagjeruar aspak, fjala është për një gaga-gigerinë, madje dhe titulli i albumit “chromatica” është me germat gaga-gigerisht : )

*
Hansruedi Giger (i njohur si H. R. Giger, 1940-2014) – piktor, skulptor, dizajner, arkitekt interieri; surrealist zviceran, ideator i formës jetësore të trishtë (fantazi tmerruese) në filmin e mirënjohur klasik të zhanrit fantastik “Alien”, për çfarë dhe pati marrë çmimin Oscar në v. 1980. Në natyrën e veprave të tij si fondamentale merret Estetika Biomekanike, një dialekt mes njeriut dhe produkteve makinale, duke prezantuar një univers në vetvete, paralelisht tmerrues dhe sublim.
(sguraziu)