Ada Limon – Si të triumfosh femërisht

Ada Limón

SI TË TRIUMFOSH FEMËRISHT
Ada Limón [ 1976, ShBA ]

Më së shumti më pëlqejnë
kuajt-zonja, se si e bëjnë
të duket e lehtë gjithçka,
thuase vrapi 40 milje n’orë
po aq kënaqësi është sa t’bësh
një sy gjumë, ose t’hashë
bar. Më pëlqen sidomos
kapardisja e tyre, pas fitores.
Veshët lart, vajza, veshët lart!
Por kryesisht, le t’jemi
të sinqertë, më pëlqejnë
ngaqë janë zonja. Sikur kjo
kafshë grandioze e rrezikshme
është dhe pjesë e imja, sikur
diku brenda lëkurës delikate
të trupit pompon një zemër-pelë
8 paundë e rëndë, zemër
gjigante e fuqishme, plot gjak.
S’të pëlqen ta besosh?
Mos vallë do ta ngrehësh
këmishën të bindesh, ta
shohësh makinën e madhe
gjeniale tek rrah e mendon,
jo, ajo e di, do jetë e para.

– – –
© 2015 Ada Limon (Bright Dead Things), via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin: S. Guraziu, Ars Poetica, 2020
[ Foto e Ada Limón – Lucas Marquardt ]

– – –
gjoja si “përshëndetje poetikisht” me rastin e 8 Marsit, për listën e lexuesve anembanë botës Poetry Foundation e paska zgjedhur pikërisht këtë poezi të Ada Limon, një lloj qasjeje “analogjike” poetike që ngjallë buzëqeshjen (ec e mos buzëqesh me zemrash të tilla simpatike 🙂