Jane Hirshfield – Takimi i Dritës Plotësisht

Jane Hirshfield

TAKIMI I DRITËS PLOTËSISHT
Jane Hirshfield [ 1953, ShBA ]

Edhe i dashuri që
e duam gjatë ishte dikur
një i huaj, i panjohur.

Tekashtu,
buza e ciflosur
e një tasi të qelqtë,
fusha e lulëzuar
e një perdeje të verdhë,
thjesht mund
t’përmbytet e të bjer,
ta shemb zemrën tuaj.

Një tryezë e pikturuar
me trëndafila.
Një vig i zbrazët rrobash.

Secilën herë, bota
që gjejmë na surprizon –
është natyra e saj.

Dhe pastaj ajo ç’thuhet
nga gjithë të dashuruarit:
“sa budallenj që ishim,
s’e kemi parë”.

– – –
© J. Hirshfield – Burimi: Poetry of Presence: An Anthology of Mindfulness Poems (via American Life in Poetry, ALP 784)
© për përkthimin, S. Guraziu – Ars Poetica, 2020