Tirana Photo Festival – Eventi më i madh i fotografisë në Shqipëri

Tirana Photo Festival, 2018, 2019 [ Eventi më i madh i fotografisë në Shqipëri ]

(sguraziu – ap, nentor 2019)
…dy vitet e fundit Tirana mund të krenohet me organizimin e një eventi mjaft të bukur, sa i përket fotografisë – disa foto nga konkurruesit, 2018 dhe 2019… thjesht disa sosh sa për ta patur pakëz idenë, pasi ashtu-kështu do duhej vend për qindra foto, secila më e bukur se tjetra : )

Tirana Photo Festival është një event vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organization). Qëllimi i këtij Festivali është të vendosë fokusin në artin e fotografisë përmes konkursit të fotografisë, ekspozitave, seminareve, foto tour etj. Edicioni premierë u mbajt nga 1-9 Nëntor 2018 në Tiranë, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kishte 7000 foto konkurentë. Tema ishte Promovimi i Tiranës përmes fotografisë.
Edicioni i dytë u zhvillua më 8-15 Tetor 2019, po në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Tema ishte Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë. “Falë sponsorëve (Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Muzeu Kombëtar, Fuji Film Albania etj), kemi arritur ta bëjmë këtë festival më të dashurin për publikun” – thonë organizatorët, DMO Albania.