Kohët më të bukura të “Enverizmit” (Foto-Retrospektivë – Pj 1)

Kulmi i Prosperitetit Socialist – Kohët më të bukura të “Enverizmit” (Pj 1)
S. Guraziu – Ars Poetica, N 2019 – (Foto-Retrospektivë, Pj. 1 – “Shqipëria Socialiste Marshon” publ. N. Frashëri, 1969)

(…për inat të armiqve le t’jemi miq : )

Miqësia mes Shqipërisë Socialiste dhe Kinës pati zgjatur afërsisht nga v. 1960 deri 1978, kjo periudhë padyshim ishte kulmi i prosperitetit ekonomik të Shqipërisë. Aleanca shqiptaro-kineze nga historiani irlandez Jon Halliday qe konsideruar si “njëri nga fenomenet më të çuditshëm të kohërave moderne: dy shtete me madhësi shumë të ndryshme, me mijëra milje larg njëri-tjetrit, me pothuajse asnjë lidhje kulturore ose njohuri reciproke rreth shoqërive të tyre, miqësuar nga një armiqësi e përbashkët (ndaj Bashkimit Sovjetik)” – [ Jon Halliday – “The Artful Albanian: The Memoirs of Enver Hoxha”, London, 1986 ]