Posta Shqiptare – Thasët si pasagjerë, udhëtarët si akrobatë!

një holandeze me emrin Annelies u kujdeska për faqen turistike rreth Shqipërisë “ALBANIE-INFO” (SHQIPËRIA-INFO – info e këshilla për pushime e udhëtime), derisa për pjesën dërrmuese të faqes, dorën në zemër… mund të thuhet se Annelies e ka përshkruar Shqipërinë në mënyrë “simplistike” dhe mjaft objektive (ka me dhjetra tekste për qytetet, hotelet, traditat, shërbimet turistike, trafikun, ushqimet, aeroportin etj. etj), megjithatë një tekst në stilin “kuriozite qesharake shqiptare” ma prishi “qejfin”, derisa po lexoja sikur buzëqeshja sakaq nisi të vyshkej; mos vallë e “vërteta” e saj (parë ashtu nga përspektiva holandeze e evropiane) “tingëllon” paksa e ekzagjeruar 🙂
(s.guraziu – gusht 2020)

“po, në Shqipëri ka kuti të postës, ka dhe zyra a sportele postare por me kaq mbaron. Nëse një shtëpi tashmë e ka adresën të qartë, pronarët janë me fat, mirëpo një aso kutie për posten para oborrit tuaj rrallë mund të gjendet në Shqipëri. Në fshatrat më të vegjël postieri e di saktësisht se ku marrësi e ka shtëpinë, por dhe kjo nuk është garanci që posta juaj do ta arrijë destinacionin siç duhet. Ose po, ndoshta 1 herë të vetme, nëse postieri të ndjehet në qejf atë ditë. Nëse gjithçka shkon mirë, do t’ju telefonojnë se posta ju pret në zyrën e postës, anise mënyra më e besueshme është të shkoni vetë për t’pyetur nëse ka ndonjë postë për ju.

Pakot, natyrisht mund t’i dërgoni dhe përmes postës, mirëpo ekziston një mënyrë shumë më e thjeshtë. Përkatësisht me autobus! Autobusët përdoren dhe si kompani për transportin e postës. Kjo funksionon siç dhe një autobus udhëtarësh, i jep shoferit ca para, jua thotë se ku duhet marrësi ta merr pakon tuaj, dhe gjithçka e rregulluar. Ndonjëherë ky shërbim postal s’merret vetëm me pakot. Thasë plot me rigon, kova me qumësht të freskët, çanta plot shishe bosh, çfarë tjetër jo… e vështirë ta thuash. Madje njëherë 3 thasë plot me fasule u futen brenda si pasagjerë. S’kishte vend atje ku futen ngarkesat, bagazhi plot dhe thasët e gjetën vendin aty mes nesh, udhëtarët thjesht duhej të shtireshin si akrobatë sipër thasëve. Përfundimisht njëri nga thasët shpërtheu dhe autobusi u mbush me fasule që rrokulliseshin gjatë pjesës tjetër të rruges. Një ngarkesë më pati bërë dhe mua të ngrysem duke vrarë mendjen. Dy çanta të mëdha po ngarkoheshin dhe nga njëra prej tyre shihja si pikonte gjaku. Pastaj e lehtësuar nga forma e ngarkeses konkludova se ndoshta kishte kafshë të therura. Për fat të mirë kjo s’pati qenë në autobusin tim, gjithsesi kur jeni brenda në autobus s’keni si shihni se çfarë tjetër ngarkohet. S’duhet as ta sjell ndermend se ç’mund të ketë “ndenjur” sipri valixhes sime.”
[ të dhënat: albanie-info/nl ]