Ç’botë e mrekullueshme, what a wonderful world!

(sg – ars poetica, prill 2020)

…kjo infografika mëton t’na e thotë sa më shkurt e troç si funksionon ekonomia, e sidomos ajo “globale” – nga 100% e “zinxhirit”… punëtorëve u takuaka një përqindje fare qesharake e vlerës, për çfarëdo që t’jetë fjala, qoftë në rastin e iPhone qoftë atë të bananeve… “fuqia punëtore” qenka një vlerë simbolike – pastaj habitemi që dikush grumbullon miliarda, ndërsa OKB na “lodhë” vit për vit me statistikat e vdekjes nga uria, natyrisht statistikat e OKB janë aq dhimbshurake, tingëllon madje qesharak dhe “serioziteti” i tyre, kur psh. vetë shefi i Facebook (i pasur tashmë me dhjetra miliarda) e pati pranuar se diç NUK është në rregull me sistemin aktual (të ekonomisë dhe të vlerave, e pati shprehur publikisht, derisa u fliste studentëve të një universiteti) – sipas raportit të “Credit Suisse Global” vetëm 1% të njerëzve të planetit e gëzojnë 44% të pasurisë globale (dmth. pothuaj gjysmën e planetit, kuptohet… pjesa tjetër e njerëzve, 99% duhet të kënaqen me gjysmën tjetër, nga kjo gjysmë e ngelur prapë 1% të milionerëve e posedojnë gjysmën e gjysmës… në fund ndeshemi me faktin se 90% e njerëzve duhet të kënaqen me “thërmijat”… – shkurt, botë e mrekullueshme, what a wonderful world : )