Qarqet politike e shkencore, dhe ne të tjerët (shoqëria e zakonshme)

(sguraziu – ars poetica, prill 2020)

aspekti më i trishtë i jetës aktualisht është se shkenca mbledh njohuri më shpejtë sesa shoqëria ia del të ‘mbledh’ urtësi” – Anti-intelektualizmi përherë e ka përshkuar jetën tonë politike dhe kulturore, si një fije, nxitur e ushqyer nga nocioni i rremë se demokraci do t’thotë ‘injoranca ime është po aq e mirë sa dhe dija jote’…” – Isaac Asimov (1920-1992)

…vetë s’jam as ekspert as shkencëtar, s’e kam idenë natyrisht, por gjithandej “shushuritet” se rreth Coronavirus (COVID-19) është ekzagjeruar dhe se s’ka patur një qasje “shkencore” lidhur me masat, e madje sikur dhe me statistikat e vdekjeve është “manipuluar” (duke mos i veçuar shkaktarët, simptomat pararendëse, por duke futur gjithçka nën “ombrellën virusologjike”, sipas artikujve të tillë ka diç që nuk “shkon” me euforinë mediatike dhe me gjithë qasjen, pasi s’kishte më pak vdekje as nga corona-viruset e tjerë, në fakt dallimi i vetëm qenka se nuk është krijuar panik, s’është bërë kaq shumë bujë – një artikull në Global Research thoshte se vetë Dr. S. Bhakdi (Prof. Emeritus i Mikrobiologjisë Medicinale – Univ. Johannes Gutenberg, Mainz) para ca kohe i qenka drejtuar Kancelares Merkel me një letër të hapur, ku ai i paska shprehur “brengat” e veta…

[ https://www.globalresearch.ca/open-letter-professor-sucharit-bhakdi-german-chancellor-dr-angela-merkel/5708004 ]

***
(…i dashur z. Asimov (do i “qahesha” unë sot), ndoshta s’është dhe aq problem “shpejtësia” e shkencës, natyrisht që shoqëria s’mund t’i ndjek as hapat dhe as avancimet e shkencës, pothuaj 20-30 vjet pasi Ajnshtajni e pati publikuar “relativitetin” e vet, ende flitej se as 20 persona s’mund ta kuptonin teorinë e tij, madje dhe sot e kësaj dite ka panumër shkencëtarë që ende s’e kanë kuptuar… (dmth. as vetë shkencëtarët s’ia dalin të gjithë ta kuptojnë Ajnshtajnin), e qartë se teoritë shkencore janë gjithmonë disa hapa para shoqërisë, ashtu-kështu të gjitha teoritë janë “përpara” shoqërisë, madje dhe ato filozofike… shkenca, artet dhe të gjitha teoritë është supozuar të jenë “hapa avangardë” të shoqërisë, gjithsesi kam frikë sot kemi dhe një aspekt tjetër të trishtë, sot kemi dhe një problem më tepër – ndoshta s’duhet anashkaluar faktin se shkencëtarët mund të “blihen e të shiten” po ashtu, mund të manipulohen njësoj si neve të tjerët (e shoqërisë ordinere), psh. nga oligarkia e pasur, nga polit-elita globaliste, nga korporatat “multi-nacionale”, pasi shkencëtarët atyre u japin llogari… jo mua, shkencëtarët nga ta e fitojnë bukën e mjaltin e vet, jo nga unë…)

***
Supozimet tua janë dritarja për ta parë botën, pastroji herë pas here ‘xhamat’, ose drita s’do të hyjë…” – Isaac Asimov (1920-1992)