[ Shkenca në terma të thjeshtësuar – Tetor 2018 ]
[ Mospajtimi i shkencëtarëve Niels Bohr dhe Albert Einstein ]
Solvay, 1927 – Konferenca më e famshme shkencore mbajtur ndonjëherë – 29 pjesëmarrës, 17 prej tyre e kishin marrë ose do ta merrnin çmimin Nobel.
Të gjithë fizikanët e botës kuriozë nëse elektronet, fotonet dhe entitete të ngjashme na ishin valë apo grimca?
Në disa eksperimente entitete të tilla silleshin si valë (fotoni psh.), në tjerash eksperimente… “shtireshin” si grimca.
Niels Bohr do propozonte se “valët” janë entitete thërmijore joekzistente, përveç nëse të tentohej “vëzhgimi” i tyre.
Sipas Bohr, akti i vëzhgimit e “shkaktonte” ekzistencën e tyre – të tilla entitete s’kishin “realitet të pavarur në kuptimin e zakonshëm fizik”.
Mirëpo sipas Einstein elektroni ishte elektron, tani vetëm për shkak të “mosvëzhgimit” s’do i kishte hije të bëhej “joekzistent” : )
Kjo sipas logjikës “ajnshtaniane” – mirëpo për rreth tri dekada tutje Bohr dhe ai do debatonin pa e lëshuar “perin” (në fakt, deri në vdekjen e Einstein).
Bohr (e kishte vulosur sigurinë) – “e gabuar të mendosh se detyra e fizikës është zbulimi i ‘natyrës’ së vetë natyrës”!
Einstein (s’pajtohej assesi) – “Qëllimi i vetëm i asaj që e quajmë shkencë është për t’përcaktuar ç’është natyra “!
Më vonë “pikëpamja” e Bohr do bëhej e njohur si “interpretimi i Kopenhagës” – ironikisht, pikëpamja më e “pranuar” e shkencës kuantike.
[ Shkenca në terma të thjeshtësuar – Tetor 2018 ]
