Testis Unus Testis Nullus…

[ testis unus testis nullus = një dëshmi(tar) s’është dëshmi(tar) ]

(sguraziu – ars poetica, mars 2021)

…historia ka plot panjohuri të njohura, por s’duhet harruar se ka dhe shumë panjohuri të panjohura, ndoshta dhe më shumë (sesa më shumë) – historiani holandez J. Lendering (në kuadër të “teorisë rreth studimit të historisë”, shkruan si vijon:

|…|
Historianët kanë shumçka të përbashkët me astronomët teksa e vështrojnë, psh. Yllin Polar: ata s’mund ta vëzhgojnë drejtpërdrejt objektin e studimit të tyre. Astronomët mund ta “shohin” vetëm dritën e emetuar të yllit katër shekuj më parë.
Njësoj dhe historianët kanë qasje vetëm në burime të shkruara dhe në mbetjet arkeologjike. Vëzhgimi i fakteve historike është po aq i pamundur sa vëzhgimi i drejtpërdrejtë i Polarisit. Mund të studiohen vetëm rëniet, pasojat, format derivative të subjektit (historik). Kjo do t’thotë që historianët s’munden kurrë t’jenë shkencëtarë të vërtetë, gjoja t’i kontrollojnë dhe rikontrollojnë faktet. Cezari u vra vetëm një herë, ndërsa ne në dispozicion i kemi vetëm disa scribo-burime si prova.
|…|

…tutje autori argumenton se nëse historianët i kanë disa burime (referenciale), qofshin ato dhe kontradiktore mes vete (si shembull i citon 3 burime të lashtësisë rreth “projektligjit për pronat e tokës”; nga Liviusi, Plutarku, Apiani), të paktën historianët mund të kuptojnë se tashmë ekziston një problem – tashmë ata sëpaku do e vrasin mendjen cili burim është ai i vërteti, apo më afër vërtetësisë?
Sidoqoftë, nëse ta kishin vetëm 1 burim të vetëm, atëherë ata s’munden madje as ta dinë se burimi ka ndonjë “problem” (rreth pasaktësisë). Mos vallë do t’thotë kjo se historianët duhet ta refuzojnë gjithë informacionin që bazohet në 1 burim të vetëm? Jo pra, një qasje e tillë do t’ishte ekzagjerim po ashtu, aq larg s’duhet shkuar…
…së fundi autori (dmth. duke qenë dhe ai vetë historian) e përfundon thuase na ishte duke e përshkruar vetë buzëqeshjen : )

|…|
Ky artikull përmbyllet pa ndonjë zgjidhje: problemi ekziston por s’ka rregulla të lehta për t’u marrë me të. E megjithatë, i këshillojmë historianët që t’mos harrojnë se, anise ka panjohuri të njohura (si psh. përpilimi i saktë i i Tiberius Gracchus… i projektligjit për pronat e tokës) historianët duhet ta kenë parasysh se ka dhe shumë panjohuri të panjohura. Ndoshta dhe më shumë (sesa më shumë), ama ja që s’kanë si ta dinë!
: )