Lajmet – Ballkani Perëndimor, Kroacia, Sllovenia…

Lajmet – Ballkani Perëndimor, Kroacia, Sllovenia…
(sg – ap, maj 2021 – lajme mjaft serioze dhe 100% të vërteta)

(…“mangësia” më e madhe në Brdo-Brijuni 2021, për fat të keq mungonte Miss-Presidentja e dikurshme e Kroacisë : )

[ 1 – provokimet kroate dhe kampi… ]
…siç dihet në Kosovë, 27 vende i kanë bërë bashkë 3400 ushtarë që ta ruajnë paqen dhe rendin publik (KFOR), Kroacia i kishte gjithsej 38 ushtarë (imagjino, sipas kroatëve edhe sikur t’ishin të gjithë “Rambo”, 38 veta vështirë ta ruanin rendin dhe në një disco, pa le…), andaj Kroacia vendosi t’i bënte sëpaku 150 ushtarë, mirëpo politikanët dhe mediat serbe aq pompoze: “…provokime serioze: kroatët duan ta ndërtojnë një kamp ushtarak në Kosovë”…

[ 2 – u lumtë, dhe mos u lumtë ]
…u lumtë njësive anti-narkotike të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë për aksionin e përbashkët, rreth 400 kg kokainë janë kapur në Kosovë, nga Durrësi kanë ardhur në Lipjan të Kosovës rreth 2000 kg kokainë ama vetëm 400 kg janë kapur – pra mos u lumtë për moskapjen e kokainës në Durrës, dhe mos u lumtë për moskapjen ende të 1600 kg…

[ 3 – BE ka “kapacitet” të zgjerohet… ]
…Brdo-Brijuni qe nisur në v. 2010, gjoja për ta forcuar besimin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për t’i inkurajuar aspirantët (e anëtarësimit në BE) për reformat e nevojshme, në mënyrë që (herëdokur) të “bashkoheshin” të gjithë në BE.
Mision i bukur dhe aq fisnik, kaluan 10-11 vite, përveç drekave të shijshme, shampanjës diplomatike dhe pollavrave “protokolare” vështirë të veçohet ndonjë rezultat konkret, përveç Sllo dhe Kro (si të “përkëdhelur” të BE)… të tjerët ende duke “pritur”. Gjithsesi, “mangësia” më e madhe në Brdo-Brijuni 2021, për fat të keq mungonte Miss-Presidentja e dikurshme e Kroacisë, sikur e gjithë “hijeshia dhe bukuria” askund…
Këtë vit u arritën këto “përparime” konkluzive:
– Kapaciteti “pranues” i BE është i mjaftueshëm për ta pranuar Ballkanin Perëndimor
– Presidenti i Serbisë u përpoq ta vënte në punë “dinakërinë” e vet për ndryshimin e kufijve, nuk iu shit dhelprës ballkanike, ama ia doli ta zvogëlonte axhendën e “trashë” dhe shumë ambicioze të Vjosa Osmani – pra kishte mosmarrëveshje, keqkuptime, ambicje, ndërskamca diplomatike të dështuara… gjithsesi “brdo-brijunistët” ia dolën ta çojnë anijen në port pa incidente.