EU-shushuritjet rreth Shqipërisë… (Komente)

[ Ramushi “superman”, 1.3 M “lajka”, ndërsa Salushi vetëm 1 M “lajka” ]

…këtë muaj (Maj 2021) pritet që Komisioni Evropian të dalë me deklaratën e aktualizuar, ku do shihet “fjala finale” nëse Shqipëria i ka plotësuar “kushtet” e parashtruara në Mars 2020, gjithsesi thuase “tjetër gjë” flasin politikanët shqiptarë e fare diç tjetër populli lexon nëpër gazetat (ashtu-kështu “parti-zaneske”), lavde dhe vetëm lavde, Ramushi më i miri, 100% “superman”, Lulushi super-lulush e kështu me radhë (boooo ta shpifin, sidomos kur lavdërohen në Fb për vaksinat, kur i sheh se si donacionet e mbarë Evropës i paraqesin gjoja si “merita” të tyre politike”…
…e shkëputa lavdërimin e EU sa i përket “kriminalistikës shqiptare” vitin e kaluar – jo pa shkas, le ta përsërisim, në Mars të vitit të kaluar qenë definuar “kushtet”, thamë se në Maj (këtë vit) Komisioni Evropian pritet t’i publikojë “lavdërimet” finale…
…meqë ra fjala, nuk di nëse populli shqiptar e di që Shqipëria është i vetmi vend, ku në mbi-qiellin e saj italianët dhe evropianët mund të “patrollojnë” shlirshëm – dhe nëse po, athua vallë “pse?” – Ramushi më mirë të lavdërohej me këso fakte, t’ia thoshte popullit shifrat e meritokracisë reale (sic i ka publikuar EU), sesa të “kacagjeloset” në Fb me donacionet e vaksinave : )
…sorry Ramush, s’di si të ta them më troç sesa kështu, pasi dhe Evropa kështu “flet” o Ramush, me shifra e me fakte, nuk krekoset në Fb, nuk i bind fansat si ti e Salushi, by the way Fb thoshte se ty t’kanë bërë “lajka” 1.3 M fansa, ndërsa Salushi i paska vetëm 1 M “lajka”, e qartë edhe në Fb e ke mundur doktorin, xhufurrakun e politikës : )

(sguraziu – ars poetica, maj 2021 – koment)

[ Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, S. Blok – për Këshillin e Punëve të Jashtme (Raad Buitenlandse Zaken – RBZ) – 10 Maj 2021 ]

…nga Komisioni Evropian kohët e fundit janë siguruar financimet për vendet e Ballkanit Perëndimor për blerjen e 651,000 dozave të vaksinave BioNTech / Pfizer. Grupi i parë i vaksinave u dorezua më 4 Maj, me dërgesat pasuese të planifikuara deri në Gusht. Vaksinat janë shpërndarë nga Komisioni Evropian bazuar në mbulimin aktual të vaksinimit në vendet. Bazuar në këtë metodë, Bosnja dhe Hercegovina do të marrë 214,000, Shqipëria 145,000, Maqedonia e Veriut 119,000, Kosova 95,000, Mali i Zi 42,000 dhe Serbia 36,000 vaksina. Për më tepër, vendet në Ballkanin Perëndimor morën numrat vijues të vaksinave në një fazë të hershme përmes programit COVAX: Mali i Zi 24,000, Maqedonia e Veriut 24,000, Serbia 57,600, Shqipëria 38,400, Bosnja dhe Hercegovina 49,800, Kosova 24,000.
Një numër vendesh të Ballkanit Perëndimor gjithashtu kanë blerë vetë vaksina të miratuara nga EMA. Më shumë dërgesa do të pasojnë përmes programit COVAX. Është më komplekse të japësh një tregues të numrit të vaksinave ruse ose kineze që janë blerë ose dhuruar (sepse dhe vende të treta ndonjëherë përfshihen në këto marrëveshje). Serbia ka blerë vaksina nga Rusia dhe Kina në një shkallë të gjerë dhe, pjesërisht si rezultat, ka qenë në gjendje të arrijë një mbulim më të lartë të vaksinimit krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor…
Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu kanë porositur dhe disa prej tyre kanë marrë sasi të mëdha të vaksinave kineze. Të gjitha vendet në rajon më parë morën sasi më të vogla të vaksinave Sputnik.

[ nje dikush s’e paska “kuptuar” cfare kam dashur me “thane” me kete ]


EU-shushuritjet rreth Shqipërisë – ende në fazën e Trialogut
(këto ditë Komisioni Evropian do duhej të dilte me info të aktualizuara rreth Shqipërisë – më 26 Prill 2021 Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Blok u raportonte anëtarëve të Raad Algemene Zaken (rreth mbledhjes “evropiane” mbajtur 1 javë më përpara, më 20 Prill 2021) – ndër të tjera veçova paragrafin ku ai informon rreth procesit të zgjerimit të BE…
– – –
…u diskutua shkurtimisht zgjerimi i BE, u diskutuan negociatat e vazhdueshme mbi Instrumentin e ri ndihmës të Para-Anëtarësimit (IPA III). Diskutimet janë në fazën e Trialogut… Siç pritej, një numër i shteteve anëtare këmbëngulën që Konferencat e para Ndërqeveritare (IGC) me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë të zhvillohen sa më shpejtë që t’jetë e mundur. Ende s’ka marrëveshje mbi draft-kornizat negociuese të këtyre dy vendeve, për shkak të diskutimit të vazhdueshëm rreth kornizës për M. e Veriut, për të cilën një shtet (anëtar i BE) s’mund të pajtohet. Sa për Holandën, Konf. Ndërqeveritare me M. e Veriut mund të zhvillohet sapo t’ketë një marrëveshje mbi kornizën e negociatave. Konf. e parë Ndërqev. me Shqipërinë mund të zhvillohet nëse plotësohen kushtet (siç qenë vendosur ose paracaktuar vitin e kaluar… Mars 2020). Komisioni Evropian synon ta lëshojë një aktualizim informativ në Maj, i cili do tregojë nëse Shqipëria i plotëson kushtet.
Në fund u diskutua zbatimi i metodologjisë së re të zgjerimit rreth negociatave në vazhdim me Serbinë dhe Malin e Zi…
– – –
(padyshim via-gazetave ca lajme duken më “ndryshe” nga ato via Puneve t’Jashtme, apo jo : )