“Ekuacioni i Zotit”, dhe dhimbja e shkencës!

[ “ekuacioni i Zotit”, dhe dhimbja e shkencës ]

(sguraziu – ap, 3 maj 2021 – t’bësh shaka në “kurriz” të shkencës është diç si buzëqeshja, diç ngjashëm si kureshtja vallë sa “larg” mund të shkojnë : )

…sot për sot disa nga idetë intelektuale më sfiduese dhe njëkohësisht më të “çuditshme” të fizikës moderne padyshim janë të ashtuquajturat “Materia + Energjia e Errët”, “Probabiliteti Kuantik”, “Dualiteti i Valë-Grimcave”, “Vetëdija Kuantike”, “Shpërthimi i Madh (Big Bang)”, “Parimi i Pasigurisë (së Heisenbergut)”, “Teoria e Unifikuar (e Fushave)”, “Gërshetimi Kuantik dhe Jo-lokaliteti”, “Teoria e Relativitetit (e Ajnshtajnit)”, “Vrimat e Zeza”, “Principet Antropike”, e edhe ndonjë diç tjetër e ngjashme – gjithsesi, me shumçka të teorizimeve shkencore madje dhe unë bëj shaka, sa herë më ipet rasti (për herë të fundit e pata bërë në v. 2018 – shih ngjitur, tekstin majtas), t’bësh shaka në “kurriz” të shkencës për mua është diç si buzëqeshja, diç ngjashëm si kureshtja vallë sa “larg” mund të shkojnë)…

…në fakt bota shkencore është ndarë në “dysh” si asnjëherë gjatë historisë, ka me dhjetra nobelistë të shkencës që i mundon e njëjta skepsë, sëfundi dhe vetë Dr. Stringu (Michio Kaku, njëri nga themeluesit dhe forca shtytëse prapa “String-Teorisë”, tekefundit ai dhe Brian Greene janë më të bujshmit, sepse mbase një udhë e dy punë, ata që u fryjnë trumpetave mediatike janë dhe “popullarizues” të shkencës) në librin e ri me titull “Ekuacioni i Zotit” e paska shpalosur dhimbjen e vet, paska shkruar se e kanë një “armatë kritikësh”, e ka pranuar se një LHC më i madh nuk ofron asnjë garanci për të “dëshmuar” gjë, tani meqë shpenzimi i miliardave për LHC nuk doli i “mjaftueshëm” (në Twitter Sabine Hossenfelder me “supersymmetry”, me “multiverse” e me “string”… varg e varg i paska quajtur “useless” 🙂 e prapë, megjithatë qarqet e caktuara të fizikës “teorike” kërkojnë të shpenzohen dhe dhjetra e dhjetra miliarda për një super-LHC, ndoshta 100km në diametër, ai aktual prej 30 km ishte pak, për dy dekada gjithë ato miliarda të taksapaguesve u dogjën në erë për ta “zbuluar” një bozon hipotetik, një “grimcë” të pasigurisë : )