Lulandia e “vogël”, eksportuesi i 2-të botëror!

[ N. Geographic – Lulandia e “vogël”, ama eksportuesi i 2-të botëror... ]

(sg – ap, maj 2021)

…në një infografikë (publikuar në faqen e vet) National Geographic e lavdëronte Holandën duke thënë se me sipërfaqe vend i “vockël”, ama për nga vlera monetare Holanda është eksportuesi i dytë botëror i ushqimit, pas ShBA (230 herë më e madhe se Holanda). Si e ka arritur këtë?
Pastaj sqaronte: Duke përdorur teknologjitë më efikase bujqësore të botës, duke përdorur inovacione në shkallë të gjerë, si bujqësia hidroponike (rritja e bimëve pa tokë, në solucione të pasura me lëndë ushqyese)…

Pak më tutje thoshte: Holanda është “rritur” dhe bërë një prodhues masiv bujqësor që siguron ushqim për vendet e gjithë botës, duke përdorur teknologji inovative bujqësore për t’prodhuar më shumë… me më pak tokë. Hortikultura holandeze mbështetet shumë në serrat, duke i lejuar fermerët të kontrollojnë me kujdes kushtet e rritjes dhe të përdorin më pak burime, si uji dhe plehrat.

Shkurt, National Geographic e ka ngritur Lulandinë në qiell me lavdërimet – infografika e NG tutje thoshte si vijon për Holanden e “vockël”…
Rendimente mbresëlënëse – Gjatë 3 dekadave të fundit industria holandeze e domateve është bërë lider botëror në rendimentin, duke prodhuar më shumë domate për milje katrore se kudo tjetër në botë. Përveç domateve Holanda gëzon rendimente të larta në shumë kultura kryesore.

Rendimenti…
– i domateve – Nr. 1 globalisht
– i specave – Nr. 1 globalisht
– i trangujve – Nr. 1 globalisht
– i dardhave – Nr. 2 globalisht
– i karrotave – Nr. 5 globalisht
– i patateve – Nr. 5 globalisht
– i qepëve – Nr. 5 globalisht

…ngela, unë këto shifrat s’i dija, bravooo forza Lulandia… përndryshe lulandezët s’para lavdërohen vetë kurrë, janë fort modestë, thjesht nëse t’jetë fjala për futbollin, atëherë kuptohet : )