Nëse shpërndar në Fb e Twitter, atëherë do jetë e vërtetë…

[ sguraziu – ars poetica, shtator 21 ]

if it was shared on Facebook and Twitter, then it must be true” – Confucius

…nëse shpërndar në Fb e Twitter, atëherë do jetë e vërtetë – paska “thënë” gjoja Konfuçio dikur – dhe bukur kjo si shaka, apo jo, gjithsesi në akord me fenomenin e kohës moderne “fake news” (lajmet fals) thënia ma kujtoi “vesin” e disa mediave shqiptare që në edicionet internetike i ripostojnë “lajmet” e politikanëve (të cilat lajme ata vetë i kanë postuar nëpër Fb-faqet e tyre – dmth. lajme-opinione të partive interes-ante dhe të klanokraturave të ndryshme), sa i përket vërtetësisë të tilla “lajme” s’është nevoja të konfirmohen as të dyshohen, qëkur do jenë postuar nga vetë Rama, nga Kurti, nga Bashat e Subashat, nga Hara-shimat, Cimilimat etj etj., dhe dmth. natyrisht, nëse t’jenë lajme të Fb / Twitter nga vetë krerët e partive, atëherë patjetër se do jenë të vërteta : )