Sikur sytë të shkrepnin foto…

[ sguraziu – ap, shtator 21 ]

(…buzëqeshja është kurba ose lakorja më e bukur që e rregullon gjithçka drejtë – një buzëqeshje, dhe shpesh sikur gjithçka vjen në vendin e vet : )

…e di se jam fotograf i keq, aq i keq sa ndoshta s’jam fare “fotograf”, imagjino s’kam madje as kamerë (përveç asaj instaluar në iPhone, por as këtë s’ia dal ta përdor siç duhet, anise do jetë konfiguruar në mënyrë optimale nga fabrikuesi, s’e dyshoj këtë) – po ashtu e di që ka një thënie “I wish my eyes could take photos” (do doja që sytë të shkrepnin foto), nganjëherë sikur dhe unë ndiej “keqardhje” që e pamundur : )

…dmth. pajtohem me “sytë që shkrepin foto”, ashtu ndoshta vetëm superman-i, por do ishte super… do doja t’kishte një mënyrë për t’i printuar peizazhet e bukura drejt e nga mendja, e sidomos t’ishte e mundur t’i printoja buzëqeshjet e së dashurës, mund dhe ta keni idenë sadopak… derisa ngutem për ta gjetur iPhone gjithçka më ngatërrohet, vonohem dhe thjesht më ikën ai “çasti kyç”, nuk ia dal ta kap atë thelbin, thelbësoren e buzëqeshjes…

…fotografët “pro” e dinë se buzëqeshja është tipar shumë i rëndësishëm (artistik) facial, psh. pa buzëqeshjen s’do ta kaptoni kurrë foto-portretin më të mirë (të ndokujt – mund t’i shkrepni panumër foto, por s’do e kapni atë krye-foton), sipas komedianit amerikan Phyllis Diller, buzëqeshja është “kurba ose lakorja më e bukur, e cila e rregullon gjithçka drejtë” – s’ka si mohohet, aq e drejtë kjo lakorja filozofike e tij, aq e vërtetë : )