Poezitë (dorëshkrimet) a la Dickinson!

S. Guraziu – Ars Poetica, M 2018

Siç dihet, vepra poetike e Emily Dickinson sot është Krenaria poetike e Amerikës së madhe, krenaria e gjithë botës anglishtfolëse dhe e skenës poetike të mbarë botës, poezia e saj së bashku me atë të poetit Walt Whitman, si të thuash ishin “dallëndyshet e para pranverore”, cicërimat e saj poetike lajmëronin ardhjen e një epoke të re në poezinë amerikane, ardhjen e Epokës së Modernizmit.
Dickinson, natyrisht, s’kishte as Internet, as iPad, as iPhone, feksimet e ideve apo “pëshpërimat e muzave” i ruante nëpër gjithçka dhe hëpërhë… ku të mundej, vjershat e veta dhe idetë poetike i shkruante në gjithçka që i binte në dorë; në copëzash kartoni, në shpinën a në ballinën e ndonjë zarfi, nëpër copëza letre nga më të ndryshmet, natyrisht herë-herë i qëllonte ndonjë laps më i mprehtë ama ndonjëherë thuase shkruante me ndonjë bujashkë thëngjillore, dhe ashtu-kështu shkrimi i saj s’ishte dhe aq për lakmi, ishte shkrim “aq i ngutshëm” e kaotik, pakashumë ngjashëm si ato recetat e doktorëve që shtiren gjoja si shkronjës të rrufeshëm 🙂

[ nga arkivi internetik “Dickinson Electronic Archives” i bëra një grumbull “copëzash” origjinale a la Dickinson, thjesht sa për ta patur idenë ]