Emily Dickinson – Është një Fjalë

ËSHTË NJË FJALË
Emily Dickinson [ 1830-1886, ShBA]

Është një fjalë
Që mban ngjeshur një shpatë
Mund ta shpojë një njeri të armatosur —
I vërtitë rrokjet e saja gjembore
Dhe sërish është memece —
Mirëpo aty ku t’ketë rënë ajo
Të shpëtuarit do të tregojnë
Në ditën patriotike,
Një Vëlla me spaleta
Hoqi dorë nga frymëmarrja.

Kudo të lind dielli frymëndalës —
Kudo të lind dita bredhacake
Aty është mësyemja e pazhurmë e saj —
Aty është fitorja e saj!
Spikatë shenjëtari më symprehtë!
Gjuajtja më e arritur
Caku më madhështor i Kohës
Shpirti “harruar!”

– – –
© për përkthimin, S. Guraziu – Ars Poetica, 2006