Ester Naomi Perquin – Shembull

SHEMBULL
Ester Naomi Perquin [1980, Holandë]

Në një ditë të vetme mund t’i bësh të gjitha:
të dashurohesh në një burrë,
të buzëqeshësh dhe të tallesh me veten disa herë,
të reflektosh mbi bardhësinë e dhëmbëve,
fytyrën ta studiosh sikur vetë të ishe ai
dhe hop sheh lart për të të parë ty.

Vetja mund të të duket e shëmtuar ose e kundërta,
dhe pyet vetveten për takim
(puth diku, anise njëkohësisht kokën vetë me duar mban),
ji zemërgjerë sa i përket formaliteteve që vetë i shpik
– ku jeton ai, ku punon, në cilin bar pi –
leksion vetes për vegëzat e mundshme,
si indiferencë akoma pa formë, e pazhvilluar.

Mund t’i falësh vetes pikëllim për ditën kur
për keqardhje u zhyte në dashuri.

Mund dhe të të shkrepë: padyshim, s’ka alternativë
për këtë përjetësi të përshkuar fals
me reduktimin e saj në një ditë të vetme.

– – –
© 2007, E. N. Perquin – Burimi: Servetten halfstok, Publikues: Van Oorschot, Amsterdam, 2007
© Nga holandishtja: S. Guraziu – Ars Poetica, 2013