Esther Jansma – Logjika e Dashurisë

LOGJIKA E DASHURISË
Esther Jansma [1958, Holandë]

Një koleksion “trëndafilash” është diç tjetër
nga ajo çfarë nuk quhet trëndafil

si “unë” dhe gjithë “trëndafilat”. Në termat
jologjikë tani e tutje kështu vlen

duhet që ajo lule ta maskojë veten
për t’mundur tek unë – përshembull

mundem vetëm në anglisht që ta dua
çfarë është bërë qëmoti “is a rose is a rose is”*

pra s’ka shkencë koleksionesh këtu
mirëpo: ka mjaft hapësirë për një

trëndafil të thjeshtë dhe për mua.

– – –
* poetja Esther Jansma e përdor vargun origjinal të Gertrude Stein (1874-1946), “rose is a rose is a rose is a rose”, i cili varg i takon poezisë “Emilia e Shenjtë”, shkruar në vitin 1913 – e që pakashumë interpretohet si “gjërat janë ashtu siç janë” (sguraziu)

– – –
© 2000, Esther Jansma – Burimi: Dakruiters (De Arbeiderspers, Amsterdam, 2000), via Poetry International – Rotterdam
© Nga holandishtja: S. Guraziu – Ars Poetica, 2007