Robin Coste Lewis – Vera

VERA
Robin Coste Lewis [ShBA]

Verën e kaluar, dy gjarpërinj të rinj diskretë e lanë lëkurën
në verandën time të vogël, dy mëngjese radhazi. Duke qenë

tani postmoderne, pretendova sikur fare s’i pashë,
dhe po ashtu sikur nuk e kuptoja ç’pështjellohej

brenda meje. Në fakt, secilën orë i fola tim bir të ndalonte
me llomotitjet pandërprerë pas shpine. E qërova

një banane. Dhe e mallkova Zotin – Arrogancën e tij,
paturpësinë që ende llogariste në devotshmërinë tonë

pas krijimit të dashurisë. Dhe të mushkonjave. I tregova
tim bir këmishëzat e vdekura që ai t’mund

ta dinte, gjithashtu, si është kur diç përshfaqet në derën
tuaj – dy herë – e ju flet për diç që ju veç e dini me kohë.

– – –
© 2015 R. C. Lewis – Burimi: Voyage of the Sable Venus (Knopf Doubleday P. Group, 2015 – via Poetry Foundation, USA
© Për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2016