Mary Jo Bang – Elegji e Shkurtit

ELEGJI E SHKURTIT
Mary Jo Bang [ 1946, ShBA ]

Ky vit i shogët, i ngrirë tani në Shkurt.
Kjo ditë e ftohtë me flatra mbi të shëmtuarën
Vijë joperfekte të horizontit,
Aq shpesh vijë dhëmbëzore e dhjetë ndërtesave.
Flamur i kuq që e rreh
Erën. Një perde portokalli si mesditë.
E gjithë kjo iu dhemb syve të saj. Perde aq e ndritshme.
Është çfarë dukshëm e vërtetë është: Shikim.
Fytyrë që e sheh historinë nga anësia e
Thikës për gjalpin.
Ngathtësi, si bukë e thërmijosur.
Mendja e bën pelegrinazhin e vet ditor
Nëpërmjet llumit të momenteve. Pastaj,
Kthim mbrapa në situatën tekanjoze të ëndrrës
Në një rreth, një poni-kalë vërtitet.
Metafora e rrethit: Ka një qendër
Për pothuaj gjithçka, por kurrë për
Asnjë siguri. Asgjë s’është
Më e epshme se një moment. Ishim
Jo më larg se dje frymëmarrje në det.
Një diell i verës na pyeste
secilën herë që shkonim. Rëra ishte e nxehtë.
Ishim jo më larg se dje zemërbutë
Në pritje. Pë të qenë diç.
Një pranverë. Dhe pastaj dikush thotë: Uluni,
Kemi ne një zemër që ju ta harroni. Një mendje që të
Vuajë. Pra, përvoja. Pra, si tendë cirku.
Ti, atje, le t’jesh ti vajza
Me temina të kuqe në ballinën e kartolines
për dashurinë.
Ti, atje, ti, në satenin e zi.
Le t’jesh ti Mr. Vdekja e Lëneshës.

– – –
© 2007 M. J. Bang – Burimi: Elegy (Graywolf Press, 2007), via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015