Mary Jo Bang – Përfundimisht

PËRFUNDIMISHT
Mary Jo Bang [ 1946, ShBA ]

Ç’është dëshira
Pos argument i lindur i
Gojës së pandalshme të mendjes.

Brenda kafkës, është Unë
Dëshiroj, që mbush çdo boshësi. Dhe
pastaj dora
Zgjatet për kënaqësinë

Oferta e gjarpërit plastik tundon.
Dikush thotë, Po,
Pa vonuar gjithçka do t’jetë bukur.
Përfundimisht. E krijova një trup

Në karrigen para meje. Ji vetja, i them.
Këtu mbamendja t’bën të
Pandryshueshme: ajo këmishë,
ato pantallona të verës.

Ajo fytyrë e bukur.
Ajo mendje e bukur tragjike.
Ajo gojë e pangopur e mendjes

Të tha: Ky nuk është helm
Fare, por thjesht çfarë i nevojitet makinës.
Dhe pastaj,
Goja mbyllet në pangopësinë e saj.

Zemra ndalon.

– – –
© 2007, M. J. Bang – “Definitely” – Burimi: Elegy (Graywolf Press, 2007, Minnesota), via Poetry Foundation, USA
© Për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015