Bukuria sublime e natyrës, “foto-mistikat” dhe artistikat

[ sg – ap, n 2021 ] – Foto-slajd, 1:54 s, mbi 100 foto, dhe dmth. po aq fotografë – Audio-sfondi: Huva Network – “Cobalt”

…siç e dimë ka me miliona, në mos miliarda piktura të natyrës, për shekuj me radhë jemi magjepsur me bukurinë pikturale (ardhur në “dritë” me brushat e artistëve), thjesht diç si “imitim” i natyrës, i bukurisë së saj, aty-këtu me ndonjë diç si shtojcë, me ndonjë element artistik më tepër, psh. ndonjë përzierje mistike e ngjyrave, ndonjë ujvarë e sublimuar tejmase, ndonjë vezullimë e ushqyer me rrezet e fantazisë, herë-herë aty në peizazhin ndonjë bukuroshe e shkumbëzuar… shpesh dhe nudo, si Venera psh. etj etj : )

…arti si art, është diç si “mimesis”, dmth. imitim (imitim i jetës dhe i natyrës – pati thënë kështu qëmoti vetë Aristoteli), dhe pra veç e cekëm, artistët me shekuj na kanë mahnitur, pothuaj të gjithë mëtonin ta kapnin atë estetikën më të skajshme, madhështinë natyrale, bukurinë sublime, pikturat e tyre vazhdojnë e na mahnitin dhe sot e kësaj dite, sepse estetika artistike thjesht një fenom transcendent, dimension i jashtëzakonshëm…

… sot jemi sadopak më fatlumë, madhështia e natyrës aq e lehtë të “dëshmohet”, s’është nevoja t’jemi patjetër piktorë, mjafton ta kemi një iPhone a kamerë, Interneti është kthyer në njëfarëlloj gala-fakti, është dëshmia e gjallë, padyshim i strehon me triliona, kuadriljona foto, herë fotosh “pro” me lloj-lloj efektesh e mistikash, e herë aso të thjeshta “turistike”, sepse njësoj është : ) nganjëherë edhe turistët qëllojnë n’vendin e duhur, në kohën e duhur, e gjitha ç’nevojitet është “click”, s’na duhen as brushat, as ngjyrat as…

…thashë “njësoj” është, në kuptimin: sepse madhështia e natyrës gjithmonë do na mahnitë, qoftë me ca foto të thjeshta, qoftë me pikturat madhështore, përherë sikur e “shohim” atë dimensionin sublim të madhështisë – kur ia themi ‘sublim’ (nga lat. sublimis) zakonisht termi i referohet cilësisë më supreme të madhështisë (qoftë asaj fizike, morale, intelektuale, metafizike, shpirtërore etj.), ne tani e kemi fjalën për estetikën artistike por në kuptimin më “mistik” termi sikur i referohet madhështisë përtej çdo mundësie të kapjes, përllogaritjes, matjes a imitimit, madhështi që na impresionon pothuaj në mënyrë transcedentale…