Babeli i Wikipedia-s Shqip – Njëmbëdhjetë të Lavdishmit!

S. Guraziu – 30 Maj 2016

(Një lloj “enciklopedie” e shkurtër për 11 “enciklopedistët” shqiptarë me privilegjet dhe kredencialet e administratorëve, redaktorëve në nën-portalin e Wikimedia Comons, Sq-Wikipedia – Të dhënat statistikore nxjerrur duke përdorur WMFLABS – verifikuar: 2 Qershor 2016 – si dhe infot publike duke i konsultuar faqet e Wikipedia-Sq – Për t’iu shmangur përsëritjeve e për t’mos shkruar rishtas, lidhur me disa terma të përgjithshëm sa i përket Wikipedia-Sq dhe me info të ndryshme bazike, referohu në shtojcën e vitit 2013, ngjitur në fund.)

***
Për Wikipedia (Sq) ose Wikipedia-Shqip nuk është synim as aspiratë të shtyhet me gjuhët në kategorinë “1 milion +” (En, De, NL, Sw, Fr, IT, Es, Jp etj), Wikipedia (Sq) ende nuk hyn në kategorinë “100 000 +”, në fakt nevojiten edhe 4.176 artikuj që të arrihet “synimi” prej 60.000 sosh (Wikipedia-Serbisht psh. ka afro 400.000, ajo Maqedonisht afro 90.000 artikuj).

Tani për tani Wikipedia-Shqip radhitet në vendin e 73-të brenda kategorisë “10 000+”, me gjithsej 55.824 artikuj, me një total prej 1.772.050 redaktimeve, me 84.120 lexues, 243 kontributorë aktiv, me 11.463 dokumente (files) dhe me 11 administrues…

Më poshtë disa të dhëna për administratorët e Wikipedia-Shqip, ndoshta ndihmon sadopak që të qartësohen disa gjëra, pasi jo të gjithë mund t’i gjejnë. Sepse Wikipedia thjesht është një lloj “xhungle” e paskajshme me lidhjesh e vegëzash, me një rrjet të pafund (sa vetë “Interneti” pothuaj) me rubrikash e seksionesh – sado që wikipedianët vërtet mundohen dhe impenjohen për një strukturë të kthjellët, të gjithçkaje.

Unë vetë kurrë s’kam shkruar as dhe 1 germë në Wikipedia, por e çmoj jashtëzakonisht shumë punën e kontributorëve. Në një vështrim të dikurshëm, 3 vite më herët, i pata quajtur “wiki-luanë”, atëherë Wikipedia-Shqip kishte 45.677 artikuj.
Si atëherë, edhe tani – Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe do t’bëni tutje për të mirën e kulturës shqipe në përgjithësi (si kulturë në vete, aty në globin virtual… së bashku me kulturat e tjera të botës wikipediane)!

ADMINISTRATORËT / KONTRIBUTORËT (“GLORIOUS ELEVEN”)
Përgatitur nga S. Guraziu – 30 Maj 2016

Notë – “Njëmbëdhjetë të Lavdishmit”, 11 administratorët / kontributorët në Wikimedia-Sq janë renditur ketu sipas numrit të redaktimeve: 1. Puntori, 2. Liridon, 3. Planeti, 4. Tëfcí, 5. Euriditi, 6. Eagleal, 7. Mikullovci11, 8. Armend, 9. Visi90, 10. Olsi, 11. AT44

 

PUNTORI
Emri-Pseudonimi: Puntori

(Wiki-ID: 639 – Redaktor, Kontrollues, Administrues, regjistruar në Wikipedia: 16 Prill 2006 – redaktimi i fundit: 22 Nëntor 2015)
Privilegjet: [ autoreview, bureaucrat, editor, reviewer, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 45.227 redaktime (në: sqwiki), 21.968 redaktime të faqeve unike, 10.772 faqe të krijuara, 295 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 47.886 veprime

“Puntori” është administrues në Wikipedia në gjuhën shqipe me identitet të qartë, ka mbi 45.202 redaktime, është i diplomuar në shkencat ekonomike, i takon besimit Islam, është shqiptar nga Maqedonia, është anëtar në Wikipedia për 10 vjet, të drejtat administruese të Puntori-t janë në seksionet: sq.Wikipedia – sq.Wikibooks – sq.Wiktionary

– Identiteti: S. M. – Vendlindja: Llojan, Kumanovë, Maqedoni – Vendndodhja: Winterthur, Zvicër – Profesioni: Marketing-Menaxher, (funksioni: Koordinues Projektesh Zelltrade A.G.) – Studimi: Administrim Biznesi Marketing Menaxher (Universiteti i Tetovës) – Hobi: Kompjuteri, Web-dizajn & Web-programim, Poezia, Futbolli – Moto: Bëhu më i miri sa më shpejtë që mundesh.)

– gjuha amtare e tij është shqipja (Sq)
– зборува македонски како мајчин јазик (Mk)
– is able to contribute with a professional level of English (En-5) – can speak American English (AmE)
– beherrscht die deutsche Sprache wie ein professioneller Schreiber (De-5)
– течно говори српски језик (Sr-4)
– govori hrvatski jezik kao materinji jezik (Hr-4)
– tečno govori bosanski jezik – течно говори босански језик (Bs-4)
– има познания на средно ниво по български език (Bg-2)

Sipas “Puntori-t”, lexuesit e Wikipedias “Shqip” duhet të dinë se:
– Punimin që lexuesit e kanë parë mund të jetë i përpunuar plotësisht nga ai (Puntori), punimi në fjalë mund të jetë kopjim që e ka bërë nga ndonjë burim i lejuar.
– Punimi mund të jet përkthim nga ai: (Direkt) nga anglishtja, maqedonishtja, serbishtja, kroatishtja, boshnjakishtja, gjermanishtja – (Indirekt) nga gjermanishtja /-|-/ arabishtja /-|-/ turqishtja /-|-/ spanishtja të gjitha përmes anglishtes
– Nëse ndonjë nga punimet e tij ose në ndonjë ndërhyrje evidente materiali që ka prezentuar ai është punë e juaja dhe jeni kundër paraqitjes në Wikipedia ose kundër paraqitjes së atij materiali nga ana e tij (sepse doni që ndokush tjetër ta paraqesë) atëherë duhet ta lajmëroni për këtë parregullsi.

– Sipas “Puntori-t”, pak shtete qe ka shkelur ai, nga e gjithë bota e madhe, jane: Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovendia, Austria, Zvicra, Gjermania, Holanda, Hungaria, Franca

 

LIRIDON
Emri-Pseudonimi: Liridon

(Wiki-ID: 6324 – Redaktor, administrues, regjistruar në Wikipedia: 12 Korrik 2008 – redaktimi i fundit 1 Qershor 2016)
Privilegjet: [ bureaucrat, editor, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 26.698 redaktime (në: sqwiki), 12.424 redaktime të faqeve unike, 8.334 faqe të krijuara, 130 ngarkime (grafika, foto etj)

[ të dhënat publike nga ai/ajo për identitetin e administratorit “Liridon” nuk janë të mjaftueshme ]

“Liridon-i” është administrator në Wikipedia në gjuhën shqipe, është anëtar në Wikipedia për afro 8 vjet, është anëtar i panelit Faqja kryesore, ndihmon Wikipedian duke përditësuar përmbajtjen e faqes kryesore, e drejton një robot*, AIbot, i cili kryen detyra që janë shumë të lodhshme për t’u kryer manualisht.

 

PLANETI
Emri-Pseudonimi: Planeti

(Wiki-ID: 2609 – Redaktor, administrues, regjistruar në Wikipedia: 12 Maj 2007 – redaktimi i fundit: 18 Maj 2016)
Privilegjet: [ autoreview, editor, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 22.883 redaktime (në: sqwiki), 5.200 redaktime të faqeve unike, 2.885 faqe të krijuara, 537 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 23.770 veprime

“Planeti” është administrator në Wikipedia në gjuhën shqipe me identitet të qartë, ka mbi 20.902 redaktime, është nga Gjilani, Kosovë, i takon besimit Islam

– Identiteti: Ismet Azizi / facebook.com/ismet.azizi / – Vendlindja: Kokaj, Gjilan, Kosovë – Vendndodhja: Gjilan, Kosovë – Profesioni: Mësimdhënës i Gjeografisë – Hobi: Interneti, Gjeografia, Historia
– gjuha amtare e tij është shqipja
– tečno govori bosanski jezik – течно говори босански језик (Bs-4)
– govori hrvatski jezik na razini govornika kojima je hrvatski jezik materinji jezik (Hr-4)
– течно говори српски језик (Sr-4)
– hat grundlegende Deutschkenntnisse (De-1)

 

TËFCI
Emri-Pseudonimi: Tëfcí

(Wiki-ID: 8598 – Redaktor, Kontrollues, Administrues, regjistruar në Wikipedia: 16 Nëntor 2008 – redaktimi i fundit: 13 Shkurt 2016)
Privilegjet: [ autoreview, editor, reviewer, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 18.851 redaktime (në: sqwiki), 11.384 redaktime të faqeve unike, 9.275 faqe të krijuara, 38 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 17.684 veprime

[ të dhënat publike nga ai/ajo për identitetin e administratorit “Tëfcí” nuk janë të mjaftueshme ]

 

EURIDITI
Emri-Pseudonimi: Euriditi

(Wiki-ID: 13844 – Redaktor, Kontrollues, Administrues, regjistruar në Wikipedia: 12 Gusht 2009 – redaktimi i fundit 4 Nëntor 2015)
Privilegjet: [ autoreview, bureaucrat, editor, reviewer, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 15.851 redaktime (në: sqwiki), 5.576 redaktime të faqeve unike, 3.494 faqe të krijuara, 86 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 16.304 veprime

[ të dhënat publike nga ai/ajo për identitetin e administratorit “Euriditi” nuk janë të mjaftueshme ]

Thënie, citat “favorit” i Euriditi-t:
“Hapi i parë në asimilimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe.” — Milan Kundera

 

EAGLEAL
Emri-Pseudonimi: Eagleal

(Wiki-ID: 2284 – Administrues, regjistruar në Wikipedia: 24 Mars 2007 – redaktimi i fundit 7 Maj 2014)
Privilegjet: [ autoreview, bureaucrat, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 7.488 redaktime (në: sqwiki), 2.671 redaktime të faqeve unike, 959 faqe të krijuara, 124 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 7.627 veprime

[ të dhënat publike nga ai/ajo për identitetin e administratorit “Euriditi” nuk janë të mjaftueshme ]

“Eagleal” është administrator në Wikipedia në gjuhën shqipe, është nga Vlora, Shqipëria, bën pjesë në projektin e Biografive, është pjesëtar i portalit informatikë
– gjuha amtare e tij është shqipja (Sq)
– questo utente è di madrelingua italiana (It)
– is able to contribute with an advanced level of English (En-3)
– hic usor simplice latinitate contribuere potest (La-1)

“Eagleal” menaxhon një bot (robot) të quajtur EagleBot, i cili është diç si një llogari e automatizuar ose e gjysmë-automatizuar për të bërë ndryshime të përsëritura, të cilat mund të jenë të lodhshme për t’u bërë nga vetë “Eagleal”.

 

MIKULLOVCI11
Emri-Pseudonimi: Mikullovci11

(Wiki-ID: 9402 – Redaktor, Administrues, regjistruar në Wikipedia: 29 Dhjetor 2008 – redaktimi i fundit 15 Mars 2013)
Privilegjet: [ editor, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 6.888 redaktime (në: sqwiki), 3.710 redaktime të faqeve unike, 2.089 faqe të krijuara, 124 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 14.868 veprime

[ të dhënat publike nga ai/ajo për identitetin e administratorit “Mikullovci11” nuk janë të mjaftueshme ]

– Identiteti: nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e “Mikullovci11” në Wikipedia Shqip (Sq) – Sipas “Mikullovci11” pas një kohe që e pati braktisur Wikipedia-në ka vendosur të rikthehet (përsëri) pasi projekti (një projekt i jospecifikuar) i është dukur vërtet interesant. Thotë se quhet Mikullovci dhe se jeton në Gjermani, ku është student në fakultetin e Frankfurt am Main (as fakulteti, as universiteti nuk janë specifikuar).

– gjuha amtare e “Mikullovci11” është shqipja, e flet një miks midis gegnishtes dhe toskërishtes.
– spricht Deutsch als Muttersprache (De)
– is able to contribute with an intermediate level of English (En-2)
– peut contribuer avec un niveau moyen en français (Fr-2)
– vrlo dobro govori hrvatski jezik (Hr-3)
– thënie “favorite” : “Më mirë të mundohesh të bëhesh njeri me vlera, sesa njeri i suksesshëm” — Albert Einstein

 

ARMEND
Emri-Pseudonimi: Armend

(Administrues, regjistruar në Wikipedia: 10 Nëntor 2005 – redaktimi i fundit: 18 Dhjetor 2014)
Privilegjet: [ autoreview, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 5.538 redaktime (në: sqwiki), 1.872 redaktime të faqeve unike, 501 faqe të krijuara, 13 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 5.207 veprime

Emri: Adi Dani, mësues në shkollën “Niko Nestor”, Strugë – Vendlindja: Dollogozhdë, Strugë – Profesioni: mësues i matematikes – Pasioni: Kombinatorika – Hobi: enigmatika, poezia

 

VISI90
Emri-Pseudonimi: Visi90

(Wiki-ID: 46179 – Redaktor, Kontrollues, Administrues, regjistruar në Wikipedia: 22 Tetor 2012 – redaktimi i fundit: 4 Tetor 2015)
Privilegjet: [ autoreview, editor, reviewer, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 5.512 redaktime (në: sqwiki), 2.976 redaktime të faqeve unike, 1.008 faqe të krijuara, 14 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 6.494 veprime

[ të dhënat publike nga ai/ajo për identitetin e administratorit “Visi90” nuk janë të mjaftueshme ]

“Visi90” ka mbi 1555 redaktime në Wikipedia në gjuhën shqipe, e konsideron veten patriot dhe beson në krijimin e shtetit të bashkuar shqiptar, Shqipërisë etnike, si e drejtë e pamohueshme e çdo kombi për vetëvendosje, është nga Tirana, Shqipëria, studion në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT)

– gjuha amtare e tij është shqipja (Sq), e flet një miks midis gegnishtes dhe toskërishtes.
– is able to contribute with an intermediate level of English (En-2)
– può contribuire con un Italiano di livello intermedio (It-2)

 

OLSI
Emri-Pseudonimi: Olsi

(Wiki-ID: 21197 – Redaktor, Kontrollues, administrues, regjistruar në Wikipedia: 19 Korrik 2010 – redaktimi i fundit 31 Maj 2016)
Privilegjet: [ autoreview, editor, reviewer, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 4.233 redaktime (në: sqwiki), 2.412 redaktime të faqeve unike, 832 faqe të krijuara, 0 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 8.736 veprime

[ të dhënat publike nga ai/ajo për identitetin e administratorit “Olsi” nuk janë të mjaftueshme ]

Olsi është administrator në Wikipedia në gjuhën shqipe, është anëtar në Wikipedia për afro 6 vjet, ka mbi 4000 redaktime, është nga Shqipëria, (religjioni nuk është specifikuar), studion në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT)

– gjuha amtare e tij është shqipja (Sq)
– is able to contribute with an advanced level of English (En-3)
– thënie “favorite” : “Ka 10 lloje njerëzish në botë: ata që i kuptojnë numrat binarë dhe ata që nuk i kuptojnë”.
– e mbështet Liverpool FC dhe, sipas tij, nuk do të ecë kurrë vetëm
– është anëtar i panelit Faqja kryesore (Wikipedia në gjuhën shqipe), ndihmon Wikipedian shqip duke përditësuar përmbajtjen e faqes kryesore
– ishte pjesëtar i projektit “Wikipedia Weekend Tirana 2015”

 

AT44
Emri-Pseudonimi: AT44

(Redaktor, Kontrollues, Administrues, regjistruar në Wikipedia: 14 Qershor 2009 – redaktimi i fundit: 22 Maj 2016)
Privilegjet: [ autoreview, editor, reviewer, sysop, user, autoconfirmed ]

– gjithsej 3.511 redaktime (në: sqwiki), 1.300 redaktime të faqeve unike, 867 faqe të krijuara, 84 ngarkime (grafika, foto etj), total gjithandej në Wikipedia-seksionet 5.751 veprime

[ të dhënat publike nga ai/ajo për identitetin e administratorit “AT44” nuk janë të mjaftueshme ]

“AT44” është administrator në Wikipedia në gjuhën shqipe, është nga Mali i Zi, nga Ulqini, i takon besimit Islam, merr pjesë në WikiProjektin Islami, e do Shqipërinë Etnike

– gjuha amtare e këtij përdoruesi është shqipja (Sq), âsht folës amtar i gegnishtes (Aln)
– speaks English at a near-native level (En-4)
– hat mit einem Muttersprachler vergleichbare Deutschkenntnisse (De-4)
– течно говори српски језик (Sr-4)
– tečno govori bosanski jezik – течно говори босански језик (Bs-4)
– течно говори српскохрватски – tečno govori hrvatskosrpski (Sh-4)
– vrlo dobro govori hrvatski jezik (Hr-3)
– peut contribuer avec un niveau élémentaire de français (Fr-1)
– почетнички зборува македонски (Mk-1)
– hic usor simplice latinitate contribuere potest (La-1)

– Thënie “favorite”: Pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit” — Pejgamberi Muhamed

– – –

* robot – Wikipedia-Shqip ka shumë përdorues të regjistruar si “robot”, jo të gjithë janë të autorizuar nga sistemi, për më shumë shih:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kategoria
:Wikipedia:Robot%C3%AB)

 

– – – – – – – 2 0 1 3 – – – – – – – –

WIKIPEDIA-NËT, WIKI-LUANËT… SHQIPTARË
S. Guraziu (Ars Poetica – 30 Maj 2013)

Urime Wikipedianëve Shqiptarë!
Faqja hyrëse ose Portali enciklopedik i Wikipedia (le ta quaj Wikipedia Qendrore) ofron statistikat sa i përket artikujve radhitur sipas numrit më të madh të tyre në gjuhët e caktuara, ja disa prej tyre – në anglisht ka më së shumëti, rreth 5 milionë artikuj:
English 4 230 000+ articles, Español 1 010 000+ artículos, Русский 1 000 000+ статей, Deutsch 1 580 000+ Artikel, Français 1 380 000+ articles, Polski 960 000+ haseł, Italiano 1 030 000+ voci, Português 780 000+ artigos
(Ndër këto ka dhe shifra për diç a la kinezisht, por s’di si lexohen ato germat e tyre, dhe i lashë fare që helbete të mos “hyja në hak” të kinezëve, apo koreanëve etj)

> vazhdohet me gjuhët që kanë mbi 100.000 + artikuj
> tutje vazhdohet për ato 10.000 + (mrekullia është këtu…)
…sepse në këtë grup hyn dhe Shqip, prandaj URIME wikipedia-nëve shqiptarë për këtë arritje, uroj që tani e tutje ta pasuroni pandërprerë kualitetin dhe përmbajtjen, uroj që të orientoheni kah ajo “rregulla e artë” e enciklopedive: QUALITY first, QUANTITY second…
> tutje vazhdohet për ato gjuhë që kanë 1000 +

Deri më 30 Maj 2013 Wikipedia-Shqip numëronte 45.677 artikuj, 786794 herë të përpunuar dhe 52.424 përdorues.

Vërtetësinë ose saktësinë e 45.000 artikujve unë s’mund ta “vlerësoj” as dhe 10 jetë t’i kisha ngjitas apo së bashku ;), dihet kjo, por saktësia sa i përket çështjeve gjuhësore në seksionin “shqip” (drejtshkrimit, lëshimeve ortografike, lapsuseve të rastit, pikësimit, gabo-shkrimit, harresave etj etj) sipas MEJE do ishte diku rreth: 78.6 %.

Ky “vlerësim” është, e theksoj rishtas, sipas meje. Hm, dikujt ndoshta kjo mund t’i duket PAK, se ku na qenka 100%, në cilën faqe në shqip keni parë të jetë 100%? Nuk e besueshme… sado e vizëllueshme, e lumturueshme t’na jetë cilado faqe (që ju mund të keni parë me standardin 100% të saktësisë gjuhësore). Nëse ky “skepticizmi” im dhe t’mos jetë për diç tjetër, atëherë thjesht sepse akoma s’kemi “standard 100%” të vetë Shqipes. Sorry më vjen keq dhe mua ta them por ja që duhet të thuhet siç është e jo siç na e ka ënda të jetë! Uroj që një të tillë “standard” ta arrijmë së paku në 10-15 vitet e ardhshme!

Mirëseardhja për vizitorët/lexuesit:
Mirësevini në Wikipedia, enciklopedia e lirë të cilën mund ta redaktoni edhe ju!

Ç’janë “përdoruesit”, sipas wikipedia-nëve?

Ata i definojnë përdoruesit thjeshtë e qartë, “Përdoruesit” janë Wikipedianë, të cilët kanë shkruar dhe redaktuar faqet e Wikipedias të paktën një herë, ndryshe nga vizitorët e thjeshtë të cilët vetëm sa i lexojnë artikujt, pa qënë e nevojshme të shkruajnë ndonjë artikull enciklopedik.

Wikipedia-Shqip, adresa permanente : ( http://sq.wikipedia.org/wiki/Faqja_kryesore )

Më 5 prill, 2013 Wikipedia shqip arriti 45.000 artikuj. Përdoruesit aktivë nga Shqipëria tashmë mund të listojnë vetë emrin e tyre në hartën e wikipedianëve.

***
Komuniteti i Wikipedias në gjuhën shqipe përbëhet nga 51.855 përdorues të regjistruar, 220 prej të cilëve kanë kontribuar me të paktën një redaktim gjatë muajit të fundit. Tanë kanë dhe një lloj harte “dislokuese”, në hartën është supozuar të paraqiten qytetet rezidente të wikipedianëve. Çdo përdorues aktiv ka të drejtë të listojë emrin në hartën.
Unë “studiova” hartën por përveç “pikës së kuqe” të Tiranës (si më e madhe që ishte) ku gravitonin 5 përdorues (Euriditi, Tiranaere, Majalepjetës, Visi90…), të tjerat 12 qytete “përfaqësoheshin me nga 1 përdorues të vetëm

Përdoruesi më aktiv dhe me të gjitha privilegjet administrative, i ashtuquajtur “Byrokrat” është përdoruesi me pseudo-emrin “Eagleal” (në aktualizimet e reja atje, lexova se Eagleal e ka propozuar “Euriditin” nga Tirana për administrator)

Në MediaWiki janë programuar lloje të ndryshme përdoruesish, të cilët gëzojnë të drejta të shkallëzuara. Përdoruesit janë ndarë në dy grupe kryesore të cilat janë: Grupet lokale të përdoruesve dhe Grupet globale të përdoruesve

Grupet lokale të përdoruesve:
Përdorues të paregjistruar, Përdorues të regjistruar, Përdorues të vërtetuar automatikisht, Vrojtues automatik, vrojtues pasiv

Administrator (Bürokrat, Bot, Checkuser, Oversight)

Lista e përdoruesve me status oversight në projekte të veçanta
Krijues i llogarive të përdoruesit, Përjashtime nga bllokime të IP-së, Importues (Importues Transwiki), Grupet globale të përdoruesve, Administratorë sistemi, Steward, Administratorë globalë

***
Dy vite më herët, në 10-vjetorin e vet, buxheti (në v. 2011) i Wikipedia, falë 630.000 donatorëve nga mbarë bota me mesataren e donacioneve 22 dollarë, pati qenë 16 milionë dollarë – nuk pata kohë tutje të shoh për tani si qëndron puna, në v. 2013, ndonëse ja që kjo s’ka ndonjë rëndësi, me rëndësi është që Wikipedia të jetë ajo që synon të jetë, për të mirën e mbarë njerëzimit…
Wikipedianëve Shqiptarë – Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe do t’bëni tutje për të mirën e kulturës shqipe në përgjithësi (si kulturë në vete, aty në globin virtual, së bashku me kulturat e tjera të botës wikipediane)!