Jamaal May – Ka Zogj Këtu

KA ZOGJ KËTU
Jamaal May [ 1982, ShBA ]

Ka zogj këtu,
kaq shumë zogj këtu
është çfarë po provoja të thosha
kur ata thanë që ata zogj ishin
metafora për gjërat e kurthuara
mes ndërtesave dhe ndërtesave.
Jo. Zogjtë janë këtu
që t’kërkojnë rrotull për bukë
duart e vajzës shiritosur
dhe lakuar si konfeti. Jo,
s’e kam fjalën që buka
është grisur si pambuku,
unë thashë konfeti, dhe jo,
jo vetë konfeti
një rezervoar mund të bëhet ndërtesë.
Dua të them konfeti
një djalë s’e shuan dot buzëqeshjen
dhe jo, buzëqeshja e tij
nuk i ngjanë aq një skeleti,
aspak. Dhe jo, lagjia e tij
nuk është si një zonë lufte.
Po përpiqesha të thosha që lagjia e tij
është aq e cukëlosur dhe e puplosur
si çdo gjë tjetër,
si hija e përshkuar nga dielli
dhe drita e larguar
nga hije-vallja, si çdo gjë tjetër,
por ata s’do ndalen duke thënë
sa të bukura rrënojat,
sa e rrënuar bukuria, fëmijët
duhet të jenë në atë qytet pa zogj.

– – –
© Jamaal May – Burimi: Poetry (February 2014) – via Poetry Foundation, USA
© Për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2015