sguraziu – ars poetica, mars 23 – koment
(…uroj që dhe shqiptarët e “luginës” andej do ta kenë vetëmenaxhimin, uroj që serbët e Serbisë t’mos jenë aq të “pakujdesshëm” sa t’kërkojnë për serbët e Kosovës gjëra që vetë s’janë në gjendje t’ua japin shqiptarëve të Serbisë…)
…e mira e TV-seancave parlamentare (dmth. e fragmenteve që i shohim) është se janë formë e drejtpërdrejtë e transparencës politike, dhe kështusoj diç si “segment” më i avancuar e demokracisë moderne, e keqja është se njeriu s’ka si reagon, s’ke si i shtron videos “pyetje”, pa le që s’na takon as e “drejta”, i gjithë populli s’mund t’jenë deputetë, dhe as aty prezent në kuvend, apo jo – duke i parë e dëgjuar videot, dëgjojmë çmos, për audiencën ofrojnë madje një dozë të konsiderueshme argëtimi, shpesh… pothuaj njësoj si ato TV-emisionet e ujdisura enkas për argëtim (psh. të Portokallisë e të ngjashme), për fat të mirë deputetët bashkëkohorë e dinë se seancat vetiu janë bajate, të mërzitshme, monotone, andaj sapo i zgjedhin deputetë i marrin dhe “instruksionet” se duhet ta kenë prirjen mjaft të stërholluar të humorit, duhet të dinë me batutat, me thumbat, me kunjat, sepse pastaj dhe “fjala” u shitet sadopak, e gjithë bota e di se batutat janë pakashumë ngjashëm si ato TV-reklamat, kapen si me “grep” dhe ngelin në mendje më gjatë…
…po i dëgjoja se si e thumbonin Kurtin me lloj-lloj “citatesh” e vargjesh të zgjedhura, ai u përgjigj në mënyrën e vet (shaka-kurtisht) që t’mos i shkelin “helbete” të drejtat autoriale (edhe vetë Kurti shpesh shtiret mjaft shakaxhi), bashkë me shakatë po ashtu e sqaroi se për serbët e Kosovës nuk do jetë “vetëvendosje”, as “vetëqeverisje”, e as “vetëadministrim”… por “vetëmenaxhim” – bukur, me sa di unë ashtu-kështu janë “direktiva” të pakos së BE-së, s’është se tha diç të “re”, shpikur nga ai vetë, sidoqoftë për një moment (me mendje) më shkoi mendja të shtirem gjoja si “deputet, dhe vetë aty prezent” : )
…i qartë sqarimi z. Kurti, urime për “defakton”, marrëveshja e Ohrit historike për gjithë Ballkanin, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, kuptohet se politikisht janë dy popuj në pyetje, duhet të “zbuten” zemrat sadopak, e tek pastaj arritjet e “arritura” të Ohrit të formalizohen me formalitetet e me festivitetet, tekefundit politikanët e BE-së ashtu ia bëjnë, ngadalë e duke pirë shampanj, duke e matur “pulsin” e politikës, ju vetë mbase dhe i “gatshëm” për ta festuar, por ja që Vuçiq duhet me shuuumë kujdes e maturi, një lajm aq historik s’është e lehtë ta bësh fakt simpatik direkt nga Ohri e n’Beograd, urime “defakto-izmi i njohjes reciproke”, uroj që dhe shqiptarët e “luginës” andej do ta kenë vetëmenaxhimin, uroj që serbët e Serbisë t’mos jenë aq të “pakujdesshëm” sa t’kërkojnë për serbët e Kosovës gjëra që vetë s’janë në gjendje t’ua japin shqiptarëve të Serbisë…