S. Guraziu – Ars Poetica, J 2024 (disa shembuj, Holandë – pak fjalë dhe foto)
Ekoduktet, ose urat faunore mbi autostradat janë mbikalime që ua mundësojnë kafshëve kalimin në anën tjetër, dhe kështusoj moscenimin e ekosistemeve (ose sa më pak që t’jetë e mundur).
Ekoduktet në Holandë janë pjesë e rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura, synohet mbrojtja e specieve të rrezikuara si dhe rritja e biodiversitetit. Aktualisht ka 30 ekodukte, ndërsa planifikohet ndërtimi dhe i 20 të tjerëve.
Gjithsesi, mësova se Holanda i paska mbi 600 vendkalime të ndryshme, herë të mëdha e herë urash më të vogla, që u shërbejnë kafshëve të egra.
Disa shembuj të ekodukteve në Holandë
[ Ekodukti De Borkeld, Rijsserberg ]
Kjo urë e gjelbër ekoduktore kalon mbi autostradën së bashku me urën e çikletave, pra për t’ua mundësuar kafshëve të egra që të kalojnë në anën tjetër, ndodhet në Rijsserberg, Overijssel, Holandë
[ Ekodukti Laarderhoogt, Rijksweg West ]
Njësoj si ekodukti De Borkeld edhe “ura faunore” Laarderhoogt ua mundëson kafshëve kalimin mbi autostradën e gjerë, ndodhet në Rijksweg West, Holandë
Akuaduket
Në kohën e romakëve akuaduktet nënkuptonin transportin e ujit, ndërsa në kohën tonë “akuaduktet” përdoren kryesisht në formën e urave ujore (ose kanaleve mbikaluese). Karakteristikë e këtyre strukturave është se transporti ujor mundësohet artificialisht (në formën e një kanali mbikalues). Këto kanale në thelb janë urash ujore krijuar nga njeriu për ta mundësuar kryqëzimin e trafikut rrugor dhe atij ujor.
Trafiku rrugor kalon nën “urën ujore” (dmth. nën kanalin, akuaduktin), anise një akuadukt mund të kalojë dhe mbi një lumë natyral. Mirëpo sipas autorit P. Geertsma, teknikisht në inxhinierinë civile tashmë flitet për ura ujore dhe jo për akuadukte. Pasi akuaduktet, njësoj si dikur në kohën e romakëve, nënkuptohen kryesisht si transportues të ujit.
Ndërkaq urë-kanali apo ura ujore moderne nuk e ka funksionin e dikurshëm, tashmë përdoret kryesisht për ta mundësuar transportin ujor.
Akuadukti më i madh në botë ndodhet në Gjermani, akuadukti Magdeburg si “urë ujore” apo si kanal i lundrueshëm kalon mbi lumin Elba, pra në këtë rast kryqëzohen dy “rrugë ujore”, 1 lum natyral dhe 1 kanal artificial. Është i njohur po ashtu akuadukti “Pont du Sart” i Belgjikës, i cili i mbikalon 3 rrugë, është 498 m i gjatë dhe 46 m i gjerë.
Disa shembuj të akuadukteve në Holandë
[ Akuadukti Veluwemeer – Harderwijk ]
Akuadukt i lundrueshëm vetëm 25 m i gjatë, 19 m i gjerë, 3 m i thellë por si urë ujore është “unike”, varësisht nga përspektiva dhe duket pothuaj si “efekt-mashtrim optik”, sikur e “këputë” autostradën N302, e cila kalon përmes liqenit Veluwemeer, poshtë akuaduktit kalojnë çdo ditë afro 35.000 automjete, akuadukti ndodhet në Harderwijk, Holandë.
[ Akuadukti Ringvaart, Haarlemmermeer ]
Akuadukti Ringvaart kalon mbi 2 autostrada, A4 dhe HSL-Jug, si dhe mbi hekurudhën, ndodhet në Sotaweg, Holandë.




