Ç’është Dashuria (dhe dashuriçkat), J 2024

Sky Division – Ç’është Dashuria (dhe dashuriçkat), J 2024

(…sipas fjalorit dashuriçka qenka aventurë e lehtë dhe e çastit, sa për ta shkuar kohën, psh. qenkan të njohura dashuriçkat e mikroborgjezëve : )

…në shqip s’kam parë asnjëherë (dhe nuk di si quhen), e pashë një rreth temës së dashurisë në anglisht, m’u duk simpatike (quhen “wordcloud” – janë diç si art tipografik, grumbuj fjalësh stilizoen rreth një teme të caktuar), me ndihmën e AI e gjenerova “trurin e dashurisë” me të njëjtat fjalë (disa nga fjalët i lashë… sepse në shqip dalin vullgare) dhe pastaj ia shtova sqarimin aktual të DASHURISË (nga Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe), sqarohej aty dhe DASHURIÇKË, m’u ngjall buzëqeshja sepse sipas fjalorit dashuriçka qenka aventurë e lehtë dhe e çastit, dashuri jo e thellë e sa për ta shkuar kohën, ndokush dhe merret me dashuriçka, kryesisht qenkan të njohura dashuriçkat e mikroborgjezëve : )