AI-gjeneratorët e imazheve ofrojnë mundësi të pakufizuara & liri kreative

(s. guraziu – ap, j 2024)

Gjenerimi i grafikave me ndihmën e A.I. (Inteligjencës Artificiale) është diç mjaft e këndshme, sfida juaj nuk shkon gjithmonë huq, shpesh ia vlen mundi i “shpenzuar”, anise jo gjithmonë, e kam thënë tashmë dhe këtë. Ndonjëherë duhet korrigjuar gjërat “manualisht”, gjithsesi, shpesh është “cool”, aty-këtu ndonjëherë madje dhe “super-cool”, pothuaj “akull… ngrirë” : )

Psh., mund ta ri-gjeneroni grafikën që sapo e krijuat, mund të gjeneroni versione të ndryshme pothuaj “fluturimthi”, duke ndryshuar diç nga “ideja e përgjithshme” apo duke ndryshuar ndonjë detaj të vogël, për të cilin mendoni ndoshta do ishte më mirë pakëz më “ndryshe” etj etj. dmth. pikërisht “njësoj” siç me mjetet tradicionale zhvillohet procesi krijues, derisa artisti ta arrijë atë që dëshironte. Mundësi vërtet të pakufizuara, dhe ky pakufizim… do t’thotë liri kreative, krijuese.

Në këtë shembull (tashmë i bie vitin e kaluar, jo shumë kohë më parë) pata eksperimentuar me një foto-portret të vetëm (stockphoto, si mostër referuese), duke ndryshuar detaje të vogla, ashtu siç ia bëjnë dizajnerët profesionalë, derisa t’jenë të kënaqur me versionin përfundimtar që synojnë ta përdorin – edhe pse, kuptohet unë pata testuar “just for fun”, siç mund ta merrni me mend dhe vetë : )