Mark Strand – Duke Ngrënë Poezi

DUKE NGRËNË POEZI
Mark Strand [ 1934-2014, ShBA ]

Boja e penës më shket
cepave të gojës.
S’ka lumturi si e imja.
Isha duke ngrënë poezi.

Bibliotekistja s’e beson
çfarë sheh.
Sytë e saj janë të pikëlluar
dhe largohet me duart në fustan.

Poezitë janë tretur tashmë.
Drita është e zbehtë.
Qentë në shkallët e bodrumit
duke u ngjitur lart.

Sytë e tyre rrotullues,
këmbët bjonde u digjen
si buzëçikje e lehtë.
Bibliotekistja e ngratë nis
i përplas këmbët dhe të qajë.

Ajo s’e kupton.
Kur unë gjunjëzohem para saj
dhe i lëpij dorën, ajo bërtet.

Jam një njeri i ri.
Cingëroj qençe dhe leh
Përhumbem i lumtur
në diç si errësirë librash.

– – –
© 1979, 1980 M. Strand – Burimi: Selected Poems ( Alfred A. Knopf, 1991 ) – via Poetry Foundation, USA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2019