(s. guraziu – pak fjalë, sqarim rreth grafikave të atashuara)
…e dashura e Dantes, Beatriçja sipas meje (sprovë, me ndihmën e IA), duke u bazuar në pikturën e Holiday, dhe në foto-dokumentin e modeles së dikurshme të piktorit, ç’është e vërteta jo e “lehte” kjo tentativa e parë, proces mjaft i koklavitur, por tani e di si duhet, ehuuu kreativiteti kurrë s’është i lehtë – e ngushelloja veten (për dështimet, ose për rezultatet e jokënaqshme), sidoqoftë mendoj se tani edhe IA e ka “kuptuar” se çfarë po synoja : )
…në pikturën e Henry Holiday (1839-1927) – “Dantja dhe Beatriçja“, 1883 e shohim të dashurën e Dantes, Beatriçen duke kaluar pranë tij, me shoqen e vet Monna Vanna dhe me shërbëtoren (pakëz më mbrapa tyre), tema e pikturës është e frymëzuar nga “Vita Nuova” e Dantes, dhe konsiderohet njëra nga pikturat më të rëndësishme të Holiday, them se ndër dhjetra piktura që i paraqesin takimet e Dantes me Beatriçen, padyshim kjo duhet t’jetë më e “sakta”, pasi piktori Holiday madje pati vajtur dhe qe interesuar për historinë e asaj pjese të qytetit, për rrugët, për urën, për dyqanet e asaj kohe… duke synuar t’i rrinte besnik historisë reale sa më tepër që t’ishte e mundur…
…Dantja shihet në skaj të urës (mbase urë do jetë) mbi lumin Arno të Firencës (lum 241 km i gjatë i Toskanës, pas lumit Tiber thuhet është lumi më i rëndësishëm i Italisë qendrore) – si modele që i patën shërbyer piktorit Holiday, për figurën e Beatriçes ishte Eleanor Butcher, modeli tjetër për figurën e shoqes Monna Vanna (me rroba të kuqe) pati qenë Milly Hughes, ndërsa modeli për vajzë-shërbëtoren e Beatriçes (me rroba blu-errët) pati qenë Kitty Lushington…
…dmth. duke u bazuar tashmë në “modelin piktural” të Holiday për Beatriçen (shih skemën, ngjitur), dhe duke patur si referencë shtesë një foto të modeles reale atëbotë, foto të Eleanor Butcher (burimi National Portrait Gallery, UK – vetëm 1 foto të Butcher kishte aty, dhe i gjithë Interneti në fakt), me ndihmën e IA kam provuar t’i bëj versionet sa më të përafërta të Beatriçes, paçka se askush s’e ka idenë si dukej mirëfilli Beatriçja, Beatrice Portinari (1265-1290), ashtu-kështu ka jetuar para 7-8 shekujve : )
…poeti Dante e donte Beatriçen, qe dashuruar me veshë e me kapelë… mirëpo o nga turpi o nga krenaria e “fshihte” dashurinë për të, duke u shtirur sikur gjoja më shumë i pëlqenin ca femra tjera : ) Skena e paraqitur në pikturë është gjoja kur Beatriçja tashmë nga inati kalon përskaj pa e përshëndetur, pasi thashethemet veç kishin arritur tek ajo. Beatriçja e paraqitur me ngjyra të çelura, shoqja përkrah Monna Vanna (edhe ajo ishte e dashura e një shokut të Dantes), pak më mbrapa shihet një vajzë e re, shërbëtorja e Beatriçes…
…sidoqoftë Beatriçja ishte e martuar me dike tjetër (me një bankier të pasur) e po ashtu dhe Dantja ishte i martuar me një grua tjetër, sipas vetë Dantes e pati takuar vetëm 2 herë Beatriçen, për herë të parë kur ishin fëmijë (nuk kishin më shumë se nga 9 vjeç) por ja që s’e pati harruar kurrë, do ta donte përgjithmonë, dhe do e bënte të paharrueshme, të “pavdekshme” në veprat e veta…
[ shih po ashtu artikullin: Dantja frymëzues, dhe “Pranvera e Përjetshme” e Rodin – SG – Ars Poetica, 2024) ]



