Lutja për Ballkanin! (Abdu’l-Baha)

O Zot i Gjithëfuqishëm! Ne të lutemi para fronit hyjnor t’na mëshirosh për bëmat tona; mëshirë për shkatërrimin kaq të madh të jetës, për gjakun që është derdhur në Ballkan, fëmijët që kthehen në jetimë, nënat që humbasin të dashurit djem, djemtë që kanë humbur etrit e tyre, qytetet që janë shkatërruar, shumë zemra që janë mbytur në gjak, shumë lotë që janë derdhur dhe shumë shpirtra që janë trazuar!

O Zot! Ki mëshirë! Shuaj këtë frymim lufte, këtë flakë që gllabëron çdo gjë, këtë rrezik, këtë ngrysje-errësirë nga faqja e tokës. Afroji së bashku këto zemra. Le të ndriçojë dielli i së vërtetës mbi të gjithë.
O Zot! Kjo botë është në errësirë. Na udhëzo, na prij drejt një shkëlqimi drite; horizontet janë të zymtë nga retë e luftës. Shpërndaji këto re të papërshkueshme për ne. Na e fal shenjtërinë dhe qetësinë; zhduk këto grindje, ngatërresa; mbush dritë horizontin e jetës, kështu që dielli i besnikërisë së vërtetë të shëndris me rrezet e tij. Le të ndriçohen këto zemra të errëta, le të shohin këta sy të verbër, le t’iu falet këtyre veshëve të shurdhër dëgjimi.

O Zot! Mundëso që drejtësia hyjnore të shfaqet në këtë botë. Përbashko këta njerëz në festën ndërkombëtare të paqes, që t’mund ta gëzojnë jetën me një dashuri të thellë. Le të përqafohen gjithë popujt dhe besimet me frymën e mirësisë universale, dhe le të harrohet urrejtja.
O Zot! Vendos këtë qeverisje të drejtë që të arrihet paqja, le të ruajë sipri nëse nuk arrihen pajtimet në Ballkan. Le të ndriçojë drita e dashurisë dhe flaka tutje t’mos njolloset.
O Zot! I Gjithëfuqishmi, Ti Gjithëmëshiruesi…

Abdu’l-Baha
(Publikuar në “The Christian Commonwealth”, 1 Janar 1913, f.262-3 – Përkthyer nga S. Guraziu, 1999)

Foto: Abdu’l-Baha, Paris, Tetor 1911