SG – Portret Surrealist (II), 2012

PORTRET SURREALIST (II)
S. Guraziu, 2012

Për dy javë të verbër
janë… kur lindin, të vegjlit
e shqipeve – sqepi e ndjek
instiktin natë e ditë, nuk
njeh cucëll ADN-ja e rrites,
as “biberon” politik.

Tek kur i hapin sytë
e kapin përspektivën
e krenarisë, apogjeun
e mbijetimit, kupolën
e kaltërsisë, kuptimin
e vetë frymës, diellin
e vërtetësisë.

Pastaj ndjehen nën faj
kur shohin që e kanë
menderosur, pa pelena
as pampers® politikë*,
çerdhes skaj më skaj
për dy javë të njomësisë,
gjithë ato glasa sa ishin
pa sytë, të uritur e pa
dritë – instikt i njomë i
pafajësisë (rritu
sy-shqiponjë)
nën plafin e verbërisë!