SG – Portret Surrealist (I), 2012

PORTRET SURREALIST (I)
S. Guraziu, 2012

(sot padyshim dhe Samiu i Madh do ndërronte “stil”)

Shqipëria ç’është, ç’ka qenë…
e ç’donte t’na ishte, nuk është,
“a mund të qëndrojë Shqipëria
siç është” – pyeste ai!
Tani as nuk pritet, s’do kishte fare
kuptim diç këtu të shkruhet… dhe
diku tjetër të botohet, mbase
në Stamboll, në Bukuresht,
për fat të mirë nuk na duhen
tutje “yellow…” as “black press”!

***
Në laboratorin e historisë
luajti rol amullia e diktaturës,
si një “black death” famëkeqe
e së kaluarës, njerëzia i bënë
sytë kokërr, sikur u zgjuan,
“leksion” morën, sipas tyre
evolucioni e zgjati bishtin dinak
të natyrës, i zgjoi instinktet
“criminal mind” të mbijetimit,
si gjilpërë e mprehu të pastrën
e të ligën e gjallimit!

***
Ndërsa, o Zot, atje në Kosovë
në shekullin e ri e Vërteta “newborn”,
lahet fals, si prostitutat e Stambollit
dikur në “hamam”, pa parfum as
sapun, sa për sy e faqe, për inat
të Evropës akoma bën dush
me tirq veshur… të mixhës Tush!